“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata kishin 60 ditë, dhe në ditën e 61-të, thashë: ‘Nuk kemi një marrëveshje. Ata duhet të bëjnë një marrëveshje dhe kjo është e dhimbshme për të dyja palët, por do të thosha se Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe ata duhet të flasin, dhe duhet të flasin menjëherë, para se të jetë tepër vonë.”
Kështu është shprehur Presidenti amerikan, Donald Trump, para gazetarëve në samitin e G7 në Kanada të hënën.
Komentet vijnë pasi gazeta “The Wall Street Journal” raportoi se Irani ka “sinjalizuar urgjentisht se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij bërthamore, duke i dërguar mesazhe Izraelit dhe SHBA-së nëpërmjet ndërmjetësve arabë”.
Sa i përket Izraelit, Trump u shpreh se ai është mbështetur vazhdimisht nga SHBA-ja. “Ne gjithmonë e kemi mbështetur Izraelin. E kemi mbështetur fuqimisht për një periudhë të gjatë kohore, dhe Izraeli po ecën shumë mirë tani”, tha ai.