Në fjalën hapëse gjatë Ministeralit të Evropës Juglindore, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u ndal të konflikti në Lindjen e Mesme.
Hasani tha se Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e saj nga kërcënimet, ndërsa i bëri thirrje Iranit të ndalë aktivitetin e tij bërthamor.
“Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe qytetarët nga kërcënimet e mirëfillta dhe në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje Iranit të ndalë aktivitetet bërthamore dhe raketat balistike dhe të veprojë në përputhje të plotë me detyrimet e veta, në kuadër të drejtës ndërkombëtare, për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Përdorimi i tyre do të kishte pasoja katastrofike në rajon e përtej. Në këtë kontekst të brishtë, Shqipëria u bën thirrje të gjitha palëve të përpiqen maksimalisht në mënyrë diplomatike për uljen e tensioneve dhe zgjidhje të qëndrueshme politike”, tha Hasani.