Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e të shtënave me armë në shkolla

2025/06/12 at 8:57 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e të shtënave me armë në shkolla

Të shtënat me armë në shkolla, universitete dhe qendra rinore në Evropë mbeten të rralla krahasuar me SHBA. Por sulmet me thikë janë shtuar. Qeveritë evropiane kanë shtrënguar disa ligje.


Në Graz të Austrisë u vranë në një shkollë të paktën 10 persona. Sulmuesi në fund vrau veten. Tragjedia ka tronditur jo vetëm Austrinë por edhe më gjërë. Ishte ky incidenti më i rëndë me armë në dekadat e fundit në Austri.

Sipas transmetuesit publik ORF, ka pasur katër incidente me armë zjarri në shkollat ​​austriake që nga viti 1993. Por deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka pasur më shumë se një viktimë – pa llogaritur autorin e krimit. Incidente të ngjashme kanë ndodhur në pjesë të tjera të Evropës në dekadat e fundit – që ka çuar edhe në ndryshime në legjislacion.

Të shtënat më vdekjeprurëse në shkolla në Evropë

Kur një person i armatosur vrau 16 fëmijë të moshës midis pesë dhe gjashtë vjeç në qytetin skocez të Dunblane në vitin 1996, qeveria britanike ndaloi shpejt pronësinë private të armëve. Pas të shtënave masive në vitet 2000, Gjermania rriti kufirin e moshës për pronësinë e armëve dhe futi kontrolle të kohëpaskohshme për të siguruar që pronarët e armëve zbatonin ligjet për armët.

Në vitin 2002, studenti 19-vjeçar i përjashtuar Robert Steinhauser hapi zjarr në një shkollë në Erfurt, duke vrarë 12 mësues, dy studentë, një sekretare dhe një police përpara se të kryente vetëvrasje. Shtatë vjet më vonë, në qytetin jugorgjermanWinnenden, një 17-vjeçar vrau 15 nxënës, mësues dhe kalimtarë në shkollë dhe rreth saj. Ai u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.

Në Serbi, një djalë 13-vjeçar vrau tetë shokë klase dhe një roje në shkollën fillore Vladislav Ribnikar më 3 maj 2023. I dyshuari u arrestua pak më vonë.

Në dhjetor të të njëjtit vit, një student 24-vjeçar vrau 14 persona në një universitet në Pragë duke përdorur një armë që e zotëronte ligjërisht. Personi i armatosur u vra në vendngjarje, me shumë mundësi nga plumbi i tij. Sipas një raporti të AP, Republika Çeke është në proces të shtrëngimit të ligjeve për armët.

Shumë më pak të shtëna në shkolla sesa në SHBA

Masakrat në shkolla dhe institucione arsimore në Evropë janë ende të rralla krahasuar me Shtetet e Bashkuara. Edhe pse nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta krahasuese posaçërisht për shkollat, hulumtimi nga Instituti Rockefeller për Administratën Publike tregon se Shtetet e Bashkuara kanë vuajtur ndjeshëm më shumë nga “të shtëna masive publike” sesa vendet me nivele të ngjashme të zhvillimit ekonomik.

Incidente të tilla, sipas institutit me seli në Nju Jork, përfshijnë “të paktën disa viktima”, duke përjashtuar rastet e dhunës shtetërore ose terrorizmit të organizuar.

Sipas të dhënave të tyre, pati 109 incidente të tilla në SHBA midis viteve 2000 dhe 2022. Në Francë ka pasur gjashtë sulme, në Gjermani pesë, tre në Finlandë dhe nga dy në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Itali, Holandë dheZvicërgjatë të njëjtës periudhë.

“Hulumtimi sugjeron se numri më i lartë i të shtënave në Amerikë është pjesërisht i lidhur me ligjet më pak kufizuese për armët dhe një numër më të lartë të armëve në pronësi të civilëve, krahasuar me shumë vende të tjera”, shkroi kriminologu Jason R. Silva në një blog kërkimor për institutin vitin e kaluar. Në BE, Brukseli vendos rregulloret bazë mbi pronësinë dhe përdorimin e armëve për të gjitha 27 shtetet anëtare. Qeveritë kombëtare mund t’i shtrëngojnë ato më tej. Shifrat dallojnë në Evropë, por numri i armëve në pronësi civile është mesatarisht shumë më i ulët se nëSHBA. Sipas Anketës së Armëve të Vogla, në vitin 2017 në Shtetet e Bashkuara kishte rreth 120.5 armë zjarri për 100 banorë. Në Angli dhe Uells, shifra ishte 4.6, ndërsa në Francë dhe Gjermani ishte 19.6. Vlerësimi për Austrinë ishte 30 në 100 persona kanë armë, ndërsa Serbia kishte shkallën më të lartë në Evropë – me 39.1.

Sulme vdekjeprurëse me thikë

Ndërsa të shtënat me armë janë relativisht të rralla në Evropë, sulmet me thikë në shkolla janë më të zakonshme sesa në SHBA. Në Francë ka pasur një valë sulmesh me thikë në shkolla vitet e fundit, përfshirë edhe të fundit të martën, më 10 maj 2025, në një qytet në verilindje të vendit: një nxënës 14-vjeçar goditi me thikë për vdekje një mësuese 31-vjeçar, që po kontrollonte çantat e shkollës në hyrje të shkollës atë ditë. Kontrollet u futën për të parandaluar fëmijët të sillnin thika në shkollë.

Në tetor 2023, një burrë që po monitorohej për radikalizim të dyshuar islamist, goditi me thikë për vdekje një mësues dhe plagosi tre të tjerë në një shkollë që kishte ndjekur më parë, në qytetin verior francez të Arras. Në një rast që tronditi Francën në vitin 2020, një 18-vjeçar i preu kokën mësuesit Samuel Paty jashtë një shkolle pranë Parisit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një 17-vjeçar goditi me thikë tre vajza, të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç, në një orë vallëzimi në Southport në korrik të vitit të kaluar.

Në Zagreb, më 20 dhjetor të vitit të kaluar, një sulmues19-vjeçar goditi për vdekje një shtatëvjeçar dhe plagosi disa të tjerë në shkollën fillore Preçko. Në janar të këtij viti, një nxënës dhe një mësues u goditën për vdekje me thikë në një shkollë të mesme në Sllovaki. Në Gjermani, prokurorët kanë akuzuar një 17-vjeçar për katër tentativa vrasjeje pas një sulmi me thikë në shkurt në një shkollë të mesme në qytetin e Wuppertalit. DW

 



Ju sugjerojmë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

E quajti hije të opozitës “Kushtetuesja” i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur

8 Shtator, 2025 9:57 pm
Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë

Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

8 Shtator, 2025 9:32 pm
Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë
Bota

Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë

8 Shtator, 2025 9:31 pm
“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”
Bota

“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”

8 Shtator, 2025 9:28 pm
Para
Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve
















TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com