Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, veprimtaria e tij politike

2025/06/10 at 9:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, veprimtaria e tij politike

Ish kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 78-vjeçare. Mësohet se ai ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Por kush është Bujar Bukoshi?

I lindur më 1947 në Suharekë, ai përfundoi studimet e mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1971, ndërsa u specializua në urologji në Prishtinë dhe Beograd më 1977. Më pas vijoi edukimin në Gjermani me bursa prestigjioze si ajo e DAAD dhe Senatit të Berlinit. Në vitin 1985 mbrojti doktoraturën në fushën e onkologjisë urologjike në Berlin.

Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

Përveç kontributit të tij si mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai luajti një rol kyç në themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

I përndjekur nga regjimi serb për shkak të angazhimit të tij politik, në vitin 1990 ai u dëbua dhunshëm nga Klinika e Prishtinës ku punonte si kirurg. Me krijimin e Qeverisë së Kosovës në ekzil, Dr. Bukoshi organizoi rrjetin e donacioneve nga diaspora (“3 përqindëshi”), që mbajti në jetë sistemin paralel të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë.

Pas luftës së Kosovës, ai mori pjesë në negociatat e Rambouillet-së dhe drejtoi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u rindërtuan shkolla, shtëpi dhe projekte kulturore në vend. Më pas shërbeu si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, duke kontribuar në reforma në shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Bukoshi do të mbahet mend si një ndër figurat më të përkushtuara të kohës së rezistencës paqësore dhe të periudhës së ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ai ishte një urë lidhëse ndërmjet mjekësisë, politikës dhe mërgatës shqiptare në Evropë. Vdekja e tij lë një boshllëk të madh në jetën publike të vendit.

Ju sugjerojmë

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

13 Qershor, 2025 11:33 am
Para
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Berisha sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

TE FUNDIT

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
13 Qershor, 2025

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane....

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke...

Lexo më shumë

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
13 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë për shtyp, duke vijuar me denoncimet publike për zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
13 Qershor, 2025

KAS vendosi hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh. me kërkesë, të dy anëtarët e KAS Ledio...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com