Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

2025/06/09 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës Qëndrore dhe Lindore, që u zhvillua në qytetin e Vlorës.


Gjatë fjalës së  tij, Sadushi theksoi se Gjykata e Lartë duhet të jetë streha e drejtësisë dhe e vendimeve të drejta për qytetarët.

Sipas tij, askush nuk duhet të trembet nga presionet dhe thekson se duhet t’u tregojnë qytetarëve se nuk ka vend për kompromis, kur vjen fjala te paanshmëria dhe integriteti professional.

“Është një nder i veçantë që, pas 13 vjetësh, të presim sërish këtë Konferencë të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore.

Si Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, ndjej një përgjegjësi të madhe dhe një privilegj të veçantë për t’ju përshëndetur në emër të kolegëve të mi gjyqtarë, duke iu bashkuar falenderimit për CEELI Institute dhe për të gjithë Ju që na besuat organizimin e Konferencës së XV të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës Qëndrore dhe Lindore, me synimin e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit për një drejtësi më të pavarur, transparente dhe të unifikuar në rajonin tonë.

Jo pa qëllim, vendosëm ta zhvillonim këtë konferencë, pikërisht në Vlorë. Përveç bukurive që natyra i ka dhuruar, Vlora është qyteti ku, në vitin 1912, u shpall pavarësia e Shqipërisë nga pushtimi mbi 500-vjeçar i Perandorisë Osmane. Këtu u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar. Prandaj Vlora bart një simbolikë të veçantë për drejtësinë që synojmë të ndërtojmë: një drejtësi të pavarur dhe bashkëkohore. Ky vend na kujton se pavarësia nuk është vetëm çlirim territorial, por mbi të gjitha çlirim i mendjes dhe i institucioneve nga çdo influencë që synon të cenojë parimet e drejtësisë.

Ne krenohemi që mblidhemi sot si përfaqësues të Gjykatave të Larta të vendeve që dolën nga errësira e regjimeve komuniste. Ne kemi qenë dëshmitarë të kalimit nga shteti i diktaturës tek shteti i së drejtës, dhe e dimë mirë çfarë çmimi është paguar për këtë. Prandaj, jemi këtu për të thënë qartë: drejtësia që duam është një drejtësi pa kompromis.

Kjo konferencë zhvillohet në një kohë kur gjyqësori, kudo, përballet me sfida që nuk njohin kufij kombëtarë: nga ndikimi i teknologjisë e globalizimit të çështjeve juridike, deri te rreziqet e dezinformimit dhe ndërhyrjet në gjyqësor.

Çdo konflikt, pavarësisht qëllimit, përfundon në dyert e gjykatave. Për këtë arsye, rëndësia e dialogut ndërgjyqësor bëhet edhe më e madhe.

Vetëm përmes komunikimit të hapur, shkëmbimit të praktikave më të mira dhe ndarjes së përvojave konkrete mund të identifikojmë problemet e përbashkëta që na shqetësojnë si rajon dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme, të bazuara mbi parime të përbashkëta të drejtësisë.

Për ne, si Gjykata të Larta, ruajtja e qëndrueshmërisë në interpretimin e ligjit është një mision thelbësor për forcimin e shtetit të së drejtës, garantimin e sigurisë juridike dhe koherencën e sistemit.

Po kaq e rëndësishme është të gjejmë balancën mes autoritetit të juridiksionit të brendshëm dhe detyrimeve ndërkombëtare, çështje e cila kërkon maturi, ndjeshmëri dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Vendosja e standardeve të përbashkëta, si shqyrtimi në kohë i çështjeve, zbatimi i unifikuar i ligjit apo përdorimi inteligjent i mjeteve digjitale, duhet të jetë pjesë e agjendës së çdo gjykate bashkëkohore, nëse dëshiron të funksionojë me hapin e kohës dhe të fitojë mbështetjen e qytetarëve për një drejtësi cilësore dhe të përshtatshme me realitetin e sotëm.

Forca e një gjyqësori qëndron në unitetin dhe vizionin e përbashkët, me synimin që drejtësia të bëjë drejtësi. Ne duhet të jemi shembulli më i lartë i integritetit dhe mbrojtësit më të zjarrtë të shtetit të së drejtës. Jemi këtu jo vetëm për të diskutuar sfidat, por për të ofruar zgjidhje konkrete, për të krijuar mekanizma të përbashkët dhe për të forcuar besimin te institucioni më i vyer i demokracisë – gjykata.

Duhet t’u tregojmë qytetarëve se nuk ka vend për kompromis, kur vjen fjala te paanshmëria dhe integriteti profesional. Ne ndajmë jo vetëm jurisprudencën, por edhe kurajën për të mbrojtur të vërtetën, pa u trembur nga asnjë presion, cilado qoftë natyra e tij. Vetëm kështu do të rrisim besimin e çdo qytetari se Gjykata e Lartë është strehë drejtësie dhe se pas çdo objektivi të ligjit qëndron njeriu, dinjiteti dhe e drejta e tij për një vendim të drejtë.

Mesazhi kryesor që dëshirojmë të përcjellim nga kjo konferencë është se drejtësia e vërtetë lind dhe zhvillohet në frymën e bashkëpunimit, përkushtimit ndaj ligjit dhe respektimit të dinjitetit të çdo individi. Pikërisht me këtë frymë ndërtojmë ura besimi dhe bashkëpunimi mes gjykatave tona.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë, si mikpritëse e këtij forumi, por edhe si pjesëmarrëse aktive në nismat aktuale dhe ato që mund të lindin gjatë punimeve të kësaj konference, është e angazhuar të kontribuojë në formalizimin e bashkëpunimit ndërgjyqësor.

Synimi ynë është që ky bashkëpunim të jetë i qëndrueshëm, i institucionalizuar dhe në shërbim të punës së përditshme të gjyqtarëve të këtij rrjeti.

Le ta shndërrojmë këtë konferencë në një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit tonë për ndërtimin e një drejtësie më të mirë, më të shpejtë dhe më të besueshme për qytetarët e vendeve tona. Ta bëjmë këtë pikënisjen e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt sundimit të së drejtës”, tha Sadushi.



Ju sugjerojmë

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
Rajoni

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

24 Korrik, 2025 10:53 pm
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

24 Korrik, 2025 10:31 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

24 Korrik, 2025 10:10 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

24 Korrik, 2025 9:51 pm
‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…
Rajoni

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

24 Korrik, 2025 8:09 pm
Para
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
















TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com