Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

2025/06/04 at 1:51 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

Nga Brukseli, ku po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar Raportin e Parlamentit Europain për Shqipërinë.

Sipas Berishës, ky raport “damkosi regjimin e Edi Ramës, pasi u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale.”

Më tej, kryedemokrati tha se “raporti e merr këtë si një shprehje të asgjësimit të shtetit ligjor dhe përqendrimit të të gjitha pushteteve në një dorë.”

Pjesë nga fjala e Berishës për mediat

Mendoj se raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës, si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, të drejtën e informimit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës.

Në raport damkoset regjimi i Edi Ramës si një regjim në të cilin ndërhyhet politikisht fuqishëm në sistemin e drejtësisë. U shpreh shqetësimi i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi ligjor të drejtë për qytetarët shqiptarë.

Ky raport denoncoi me qartësinë më të madhe farsën elektorale të 11 Majit 2025 pasi e vërteta është se raporti citon hyrjen e raportit të përbashkët të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, në të cilin që në rreshtat e para thuhet se qeveria përdori burime të gjera për të dominuar në zgjedhje. Pra, faktikisht ajo do të thotë se qeveria, se shteti ligjor i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale.

Raporti gjithashtu denoncon Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, jo më emra, por i denoncon në aferën e tyre. Denoncon parlamentin për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht për Xhaçkën dhe Vullnet Sinën.

Raporti e merr këtë si një shprehje të asgjësimit të shtetit ligjor dhe përqendrimit të të gjitha pushteteve në një dorë.

Raporti indirekte dënon ligjin e investimeve strategjike, pra ministret dhe ministrat që kanë përfituar nga ky ligj për të plaçkitur pronat e shqiptarëve.

Raporti mbështet fuqishëm kërkesat e pronarëve shqiptarë.

Ky raport në të vërtetë me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Edi Rama, sot mund të themi se kjo ishte Vaterloja.

Ju sugjerojmë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Para
Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

TE FUNDIT

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
4 Nëntor, 2025

Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com