Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

2025/06/02 at 9:02 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëvjeçar të aksesit në TikTok, duke përmendur shqetësime mbi sigurinë kibernetike dhe ndikimin negativ të përmbajtjeve të dëmshme tek të rinjtë.


Megjithatë, ky ndalim ka rezultuar të jetë joefektiv, pasi përdoruesit shqiptarë kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar, kryesisht përmes përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN).

Pavarësisht përpjekjeve për bllokimin e platformës, TikTok mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në Shqipëri. Sipas të dhënave të kompanisë mëmë ByteDance, në fund të vitit 2024, aplikacioni kishte 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç në një vend me një popullsi prej 2.4 milionë banorësh.

Analiza të fundit tregojnë se ndalimi ka pasur ndikim minimal në përdorimin e platformës.

Sipas një raporti të Pikasa Analytics, vetëm një rënie prej 3.3% e postimeve është vërejtur pas ndalimit, ndërsa shikimet e videove janë rritur me 14% krahasuar me javën para ndalimit .

Pas ndalimit të TikTok, përdorimi i VPN-ve në Shqipëri ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme. Sipas ProtonVPN, përdorimi i shërbimit të tyre është rritur me 1200% në ditën e parë të ndalimit, dhe kjo tendencë vazhdon të rritet. Aktualisht në Shqipëri, në Appstore, VPN-të janë aplikacioni i tretë më i shkarkuar i muajit të fundit, pas ChatGPT dhe Temu.

Keishliii, një nga influencueset më të njohura në TikTok në Shqipëri, ka ruajtur një aktivitet të qëndrueshëm në platformë.

Me mbi 134,000 ndjekës dhe një normë angazhimi prej 5.80%, ajo vazhdon të tërheqë një audiencë të gjerë. Postimet e saj arrijnë mesatarisht 101,200 shikime dhe 4,700 pëlqime, duke treguar një interes të vazhdueshëm nga ndjekësit e saj, pavarësisht ndalimit.

Një tjetër krijuese përmbajtjeje e njohur është Hatixhe Brika e njohur si Hati, e cila ka parë një rritje të numrit të ndjekësve të saj me 30% nga fillimi i vitit deri më tani.

Ajo ka arritur 512.5 mijë ndjekës momentalisht dhe ka një numër pëlqimesh në total prej 32 milion, që nga nisja e përdorimit të platformës.

Por çfarë tregon kjo?

Sipas ekspertit të teknologjisë, Tomi Kallanxhi, ndalimi i TikTok në Shqipëri ka treguar se në epokën dixhitale, përpjekjet për të kufizuar aksesin në platforma të njohura mund të jenë joefektive dhe të sjellin pasoja të paparashikuara.

“Rritja e përdorimit të VPN-ve dhe vazhdimi i përdorimit të TikTok sugjerojnë se qytetarët janë të gatshëm të gjejnë mënyra për të anashkaluar kufizimet,” thotë ai.

Kallanxhi thekson se për shumë përdorues, ndalimi u bë një nxitje për të mësuar teknologji të reja.

”Ka raste kur përdoruesit, duke kërkuar mënyra për të rikthyer aksesin në TikTok, mësuan të përdornin VPN, të ndryshonin parametrat e rrjetit apo të instalonin aplikacione të tjera mbrojtëse. Kjo në vetvete është një formë edukimi dixhital.”

Sipas tij, suksesi i TikTok lidhet me faktin që algoritmi i platformës është jashtëzakonisht tërheqës dhe arrin të kuptojë dhe të shërbejë përmbajtje sipas preferencave të secilit përdorues në mënyrë pothuaj perfekte. Kjo është arsyeja pse TikTok po e zëvendëson gjithnjë e më shumë YouTube për brezin Z.

“Sot, rreth 67% e të rinjve të kësaj moshe në Shqipëri e përdorin më shumë TikTok sesa YouTube,” vëren Kallanxhi.

“Unë nuk e shoh këtë fenomen si një shqetësim, por si një përparësi,” shton ai.

”Është një mundësi për të kuptuar se ku shkon vëmendja e brezit të ri dhe si mund të kanalizohet ajo drejt përmbajtjes cilësore, në vend që të luftojmë me ndalime teknike që nuk funksionojnë.”

Pse TikTok mbetet kaq i përdorur?

Përgjigja është e thjeshtë: TikTok nuk është thjesht një aplikacion për video të shkurtra. Ai është bërë një platformë argëtimi, informimi, tregtie dhe madje edhe aktivizmi.

Algoritmi i personalizuar, shpejtësia në përhapjen e përmbajtjes dhe mundësia për të arritur audienca të gjera e bëjnë atë një mjet të fuqishëm.

Në Shqipëri, TikTok është kthyer në një dritare të rëndësishme për influencuesit, artistët, bizneset e vogla dhe opozitën politike. Kjo e fundit ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj vendimit, duke e cilësuar si një akt të motivuar politik për të kufizuar zërat kundër qeverisë, sidomos në prag zgjedhjesh./Monitor



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, Manastirliu: Ja rregullat për maturantët

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, Manastirliu: Ja rregullat për maturantët

Shisnin kokainë dhe kanabis në Korçë, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në Korçë, arrestohen tre persona
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}