Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asambleja Parlamentare e NATO, Begaj: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë evropiane

2025/05/27 at 9:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Asambleja Parlamentare e NATO, Begaj: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë dhe stabilitetin në botën demokratike, rëndësinë e besimit, bashkëpunimit dhe vigjilencës mes anëtarëve të NATO-s për ruajtjen e paqes, si edhe nevojën thelbësore të pranisë së SHBA-BE në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa foli për rrugëtimin Euroatlantik të vendit, Presidenti Begaj theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive me rritjen e investimeve në mbrojtje:

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe mbetemi të përkushtuar ndaj ndarjes së përgjegjësive më të mëdha për sigurinë evropiane. Është një domosdoshmëri strategjike të përmirësohen dhe të mbështeten investimet në mbrojtje dhe siguri. Shqipëria ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes. Ne kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes, po rigjallërojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe po investojmë në infrastrukturën ushtarake dhe korridoret strategjike të transportit për të rritur lëvizshmërinë ushtarake. Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet kolektive të Aleancës në investimet në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën, përshtatjen strategjike dhe stabilitetin rajonal”.

Veç përmbushje së detyrimeve si pjesë e NATO-s, Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian:

“Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar për të promovuar integrimin Euroatlantik në rajon. Jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi krenarë që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një kandidat për në BE”.

Në 30-vjetorin e marrëveshjes së Dayton-it, Presidenti Begaj çmoi firmosjen e këtij dokumenti jo vetëm për Bosnjë dhe Hercegovinën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin, teksa bëri thirrje për dialog, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

“Duke reflektuar mbi tre dekadat e fundit dhe sfidat me të cilat përballemi sot, ne, shtete të vogla si Shqipëria, jemi më të bindur se kurrë se një prani strategjike e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në rajonin tonë është thelbësore”, – deklaroi Presidenti Begaj

Presidenti i Republikës, apeloi për më shumë angazhim në ruajtjen e paqes, të cilën ai e cilësoi si fillimin e gjithçkaje tjetër që duam për të ndërtuar dinjitet, drejtësi, mundësi:

“Paqja është e paçmuar, por ka nevojë për investime. Paqja ekziston, por ka nevojë për përforcim. Progresi ekziston, por ka nevojë për vizion dhe drejtim”,

“Dayton-i kishte të bënte me përfundimin e një lufte. Kapitulli tjetër duhet të jetë për ndërtimin e diçkaje më të mirë, më të qëndrueshme, më të bashkuar, më të përgatitur për të përballuar të ardhmen”, – përfundoi fjalën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, gjatë së cilës përcolli një falënderim të veçantë ndaj Kongresmenit Michael Turner, Kreut të delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i cili vendosi Dayton-in për mbajtjen e këtij sesioni pranveror.

Ju sugjerojmë

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Kronikë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

2 Dhjetor, 2025 10:33 am
Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues
Kronikë

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

2 Dhjetor, 2025 10:26 am
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit
Kronikë

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

2 Dhjetor, 2025 9:30 am
Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
Kronikë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

2 Dhjetor, 2025 9:23 am
Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë
Bota

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

2 Dhjetor, 2025 9:08 am
Para
Kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Gur i çmuar mes veprave transformuese..

Kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Gur i çmuar mes veprave transformuese..

Kaos në Liverpul/ Shoferi futet me makinë mes turmës, mes të plagosurve edhe fëmijë

Kaos në Liverpul/ Shoferi futet me makinë mes turmës, mes të plagosurve edhe fëmijë

I dënuar në Itali për përdhunimin e vajzës së tij, arrestohet në Durrës 60-vjeçari

I dënuar në Itali për përdhunimin e vajzës së tij, arrestohet në Durrës 60-vjeçari

TE FUNDIT

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
2 Dhjetor, 2025

Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe...

Lexo më shumë

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Dhjetor, 2025

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
2 Dhjetor, 2025

Çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese. Pas kolegji nuk...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
2 Dhjetor, 2025

PS do të votojë kandidaturën që do të mbështesë PD për Avokatin e Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com