Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

2025/05/20 at 3:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lirë se përgatitjet për një forcë evropiane që do të vendosej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje “po ecin shumë ngadalë” dhe se i gjithë modeli i sigurisë evropiane ishte “në një pikë kthese”.


“Nuk dua të shoh një koalicion të të gatshmëve që kthehet në një koalicion të pritësve”, tha Rasmussen, duke iu referuar një plani të shpallur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, në Londër, më 2 mars.

Që atëherë ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme. Megjithatë, pyetjet kyç për mandatin e misionit, rregullat e angazhimit dhe se cilat vende do të dërgojnë trupa, ende nuk kanë marrë përgjigje publikisht.

“Në parim, në Evropë, shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar e folur, dhe përpjekjet për veprim janë të pakta”, tha Rasmussen.

“Megjithatë, shpresoj që sulmi i [presidentit rus, Vladimir] Putin ndaj Ukrainës dhe zgjedhja e [Donald] Trumpit [president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës] të shërbejnë si thirrje zgjimi që t’u tregojnë evropianëve se duhet të veprojmë shpejt”, shtoi ai.

Rasmussen foli në një intervistë të gjerë mbi çështjet ushtarake, sigurinë ekonomike dhe komentet e përsëritura të presidentit amerikan, Trump, për marrjen e Grenlandës nga Danimarka.

Ai ishte kryeministër i Danimarkës përpara se të shërbente si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, nga viti 2009 deri më 2014.

“Është e turpshme ta kërcënosh Danimarkën, një aleate të ngushtë, me mjete ushtarake për ta pushtuar Grenlandën”, tha Rasmussen. “Nuk mendoj se do të ndodhë. Por, në mënyrë të qartë, ekziston potenciali për të krijuar një ndarje brenda NATO-s kur kërcënon një aleat”, tha ai. Që prej largimit nga roli në NATO, Rasmussen ka krijuar organizatën jofitimprurëse Aleanca për Demokracitë, e cila synon të kundërshtojë atë që e përshkruan si ngritje globale të “autokratëve dhe diktatorëve”. Javën e kaluar, grupi shpalli një plan me pesë pika për mbrojtjen evropiane që përfshin një thirrje për rritjen e buxheteve të mbrojtjes në katër për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2028.

Kjo pason lëvizjet e Bashkimit Evropian dhe fuqive të mëdha ushtarake të Evropës – Britania, Franca dhe Gjermania – për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në vitet e ardhshme, por shkon përtej planeve të shpallura deri më tani.

“Investimi i Rusisë në mbrojtje tani është më i madh se investimi i kombinuar i mbrojtjes në pjesën tjetër të Evropës. Kështu që, duhet të përshpejtojmë. Duhet të dyfishojmë të paktën investimin evropian në mbrojtje”, i tha Rasmussen Radios Evropa e Lirë.

Ushtarët amerikanë duke gjuajtur me sistemin HIMARS gjatë stërvitjeve ushtarake të mbajtura më parë në Filipine. SHBA-ja është shpenzuesja më e madhe në botë ushtarake.

 “Për një kohë të gjatë, kemi mbështetur një model që nuk funksionon më — një kombinim i energjisë së lirë nga Rusia, mallrave të lira nga Kina dhe sigurisë së lirë nga SHBA”, shtoi ai. Tema si çështjet e sigurisë dhe ekonomisë ishte temë kryesore në një konferencë që Rasmussen organizoi javën e kaluar në Kopenhagë, ku u diskutua edhe plani me pesë pika.

Veterani 72-vjeçar i politikës dhe diplomacisë veçon tarifat globale të administratës Trump si një rrezik të ri që ka krijuar nevojën për një lloj “NATO-je ekonomike”. “Administrata Trump shpalli një luftë tregtare kundër të gjithë botës, përveç Rusisë dhe Koresë së Veriut”, tha ai.

“Do ta sugjeroja krijimin e asaj që e quajmë D7, shtatë demokracitë e botës: Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Koreja e Jugut, Japonia dhe Zelanda e Re. Dhe, mendoj se shtylla kurrizore e kësaj do të ishte ajo që do ta quanim një Nen 5 ekonomik. Ne do ta konsideronim një sulm ose shtrëngim ndaj njërit prej atyre shtatë vendeve si një sulm ndaj të gjithve, dhe do të përgjigjeshim në mënyrë kolektive”, shtoi ai.

Është e habitshme të dëgjosh një ish-shef të NATO-s që përjashton Shtetet e Bashkuara nga një listë e demokracive globale.

“Po, por Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur izolimin… Nuk shoh një gatishmëri amerikane për të ushtruar udhëheqjen globale të botës së lirë. Kështu që, për këtë arsye, SHBA-ja është përjashtuar nga kjo D7”, tha Rasmussen. Qeveritë në të gjithë botën po përballen me sfidën se si të reagojnë ndaj tarifave të Trumpit. Bashkëpunimi më i ngushtë dhe tregtia me partnerë të tjerë janë, pa dyshim, pjesë e përllogaritjeve të tyre. Por, ashtu si me shpenzimet e mbrojtjes, propozimet e Rasmussenit shkojnë shumë përtej asaj që po konsiderohet në shumicën e kryeqyteteve. Për shembull, marrëveshja e shumëpërfolur e tregtisë së lirë e Bashkimit Evropian me katër shtete të Amerikës së Jugut në grupin Mercosur është përmendur si pjesë e përgjigjes kolektive të BE-së ndaj një mjedisi të ri, por Franca ende është shumë e kujdesshme për ta ratifikuar atë.

Ndërkohë, BE-ja dhe vendet individuale kanë reaguar veçmas ndaj tarifave të SHBA-së, duke kërkuar të negociojnë me Uashingtonin në vend se të formojnë një front të përbashkët. Rasmussen nuk ofron përgjigje të thjeshta për zgjidhjen e rrjetit kompleks të interesave që e bëjnë të vështirë për shumë vende të krijojnë struktura të reja globale. Por, ai thotë se kjo është sfida që duhet kapërcyer.

“Për të 19-tin vit radhazi, kemi parë një rënie të lirisë dhe demokracisë globale. Kështu që tani është koha për të krijuar një bashkëpunim më të fortë”, tha ai. “E di nga përvoja me Putinin dhe autokratë të tjerë se ata respektojnë vetëm forcën, unitetin dhe një qëndrim të vendosur… Nëse veprojmë së bashku, nëse veprojmë të bashkuar, atëherë mund të kundërshtojmë autokracitë që po përparojnë”, përfundoi ai. REL



Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”

72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
















TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com