Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në burgun e Korfuzit. Të burgosurit i vunë flakën dyshekëve në shenjë proteste kundër kontrolleve në qelitë e tyre. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, ku sipas informacioneve ata refuzuan të hynin në qelitë e tyre, duke djegur dyshekë e plastikë.
Pas kësaj situate të krijuar në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe përfaqësues nga drejtoria e sigurisë në Korfuz, të cilët po kryejnë një hetim të plotë të situatës.
Pas ndërhyrjes së shërbimit të zjarrfikëses dhe oficerëve të burgut, zjarri u shua. Siç raportojnë mediat greke në krahët A dhe Z të burgut ku filluan incidentet mbahen të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë.