Ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pas një kallëzimi të bërë nga e dashura e tij se kishte ushtruar dhunë dhe e ka kanosur me mjet prerës për të kryer marrëdhënie seksuale, arrestohet 49 vjeçari. Konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në kryeqytet arrestuan shtetasin A. P.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
-A. P., 49 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.