Ka mbaruar në Parkun Olimpik numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat dhe në Vlorë.
Kujtojmë se numërimi vijon ende për tre qarqe të tjera që janë Gjirokastra, Elbasani dhe Korçë.
Ndërkohë në 6 qarqe të tjera vijon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në listë të hapur. Bëhet fjalë për Durrësit, Tiranën, Shkodrën, Fierin, Lezhën dhe Dibrën.
Ndërsa në Kukës është mbyllur numërimi si për votat brenda vendit edhe në ato të diasporës për subjektet politike dhe kandidatët në listat e hapura./tvklan