Ashtu siç kishte deklaruar edhe në emisionin “Opinion”, Monika Kryemadhi duket se ka hequr dorë përfundimisht nga politika.
Nisur nga deklaratat e saj në daljet publike dhe disa pamjeve të ndara në rrjete sociale, duket se Kryemadhi ka nisur të bëhet pjesë e kinematografisë.
Së fundmi ajo ka publikuar disa video në rrjetet sociale, ku është duke xhiruar një skenë filmi, që do të titullohet “Me fat”.
Në një deklaratë të dhënë në intervistën e fundit për “Opinion”, Kryemadhi tha se në këtë film do të ketë një rol të rëndësishëm.
Ajo ka deklaruar se filmi do të fokusohet te të rinjtë, sfidat e tyre, ëndrrat dhe përplasjet me realitetin e shoqërisë shqiptare.