Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili u zhvillua më 16 maj, ku 47 liderë nga vende të ndryshme të Evropës u mblodhën në Tiranë.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Rama organizoi një pritje të veçantë për liderët evropianë, në godinën e quajtur “Shtëpia e Europës” në qendër të Tiranës.
Më gjatë në Shqipëri qëndroi presidenti i Francës, Emannuel Macron, për të cilin kryeministri Rama shtroi edhe një darkë speciale në Pallatin e Brigadave.