Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

2025/05/14 at 8:49 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një mbledhje urgjente.

Teksa ishin duke u hyrë në ambientet e selisë, demokratët të pyetur nga gazetarët lidhur me humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kanë dhënë nga një prononcim të shkurtër.

Të gjithë njëzëri akuzuan kryeministrin Edi Rama se i vodhi këto zgjedhjet, përmes blerjes së votave, intimidimit të qytetarëve me bandat pranë PS.

Edi Paloka: Komentet i ka bërë kryetari i Partisë. Po Rama ka përgjegjësi Rama. Rama ka përgjegjësi që i vodhi apo kemi vetëm ne përgjegjësi. Sepse vetëm ju jeni media që përgjegjësinë nuk e shihni te hajduti por e shihni tek ai që vidhet.

Drejtuesi politik i PD për Dibrën, Xhelal Mziu: I vodhi Rama zgjedhjet. Përgjegjës duhet të shkojë hajduti i vjedhjes së votave. Pse çfarë jemi ne bodigardë? Ne kemi dalë për të bërë fushatë… Nga humbja në humbje kur përdor paratë e krimit dhe të korrupsionit dhe shkon e blen një votë 300 euro, çfarë duhet bëjmë ne, A jemi bodigardë ne? Kur policia vihet në shërbim të ndarjes së parave. Kur prokuroria nuk reagon kur ne i kapnim me para, kush e ka fajin? Në Kavajë drejtojnë demokratët nuk ka patronazhistë. Banda numër një është Edi Rama.

Klevis Balliu: Besoj që patjetër dhe ne duhet të shikojmë votën tonë, por nuk duhet të shpërqendrojmë vëmendjen nga zgjedhjet e Xhabaftëve. Besoj dhe ju bini dakord me mua. Nuk mendon se Xhabaftët janë justifikim por mendoj që janë fakt. Dhe ne duhet të shikojmë ku çalojmë në këtë proces por nuk mund të shohim gjërat e vogla para të mëdhave.

Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi: Përveç mirënjohjes me zemër për mbi 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë sonte nuk kam asnjë koment tjetër. Mirënjohje, mirënjohje dhe vetëm mirënjohje.

Flamur Noka: Masakra ka vetëm një emër, masakër. Para, banda, krimi i organizuar, drogë. E gjitha administrata në shërbim të votuesve. Si shpjegohet që një qeverisje keq e më keq shkon dhe lart e më lart me vota shkon?! Si e shpjegoni ju që rritet vjedhja pa fund, rritet krimi dhe këta shtojnë votat?! Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më thoshte një miku im, kryetar i një dege, në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë e di që janë të djathtë. I thashë si shpjegohet. I thirra gjithë ditën në telefon, nuk me erdhën. Kur të nesërmen takova njërin nga anëtarët e fisit. Më tha më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro. Më thanë mos dil në votim. 10 mijë euro për fisin.

Ndërsa  Tomorr Alizoti i pyetur lidhur me deklaratën e tij të famshme që ai bëri gjatë fushatës se do të hante të gjallë patronazhistët dhe socialistët u shpreh shkurtimisht: Jam bërë vegjetarian!

Ju sugjerojmë

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha 'porosi' drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com