Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

2025/05/14 at 2:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Zgjedhje 2025
Kohë leximi: 2 min
A A
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në përgjigjen e tij ndaj Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama theksoi se Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e saj në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët e tua kanë shumë rëndësi dhe mbështetja jote ka edhe më shumë — sidomos në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Për më tepër, nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për të të mirëpritur në Tiranë — menjëherë pasi populli shqiptar foli me një zë të fuqishëm për ëndrrën e madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t’u bërë anëtarë të plotë të familjes europiane brenda kësaj dekade. E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ti dhe tek udhëheqja jote.

Dhe ti duhet ta dish që ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për të kërkuar, vetëm merita për të fituar. Prandaj po, të synojmë më të mirën që ende na pret! Gjithmonë së bashku”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë për mesazhin e presidentit francez Emmanuel Macron, Rama thotë se ky urim ka një domethënie të madhe për të dhe Shqipërinë.

“Faleminderit nga zemra, i dashur @EmmanuelMacron, për mesazhin tuaj urues që ka një domethënie të madhe — jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të paparë më parë.

Është vërtet e mrekullueshme që Shqipëria ka nderin t’ju presë sërish si një mik i çmuar, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, dhe që do të qëndroni më tej me ne për të bërë një vlerësim të bashkëpunimit tonë intensiv.

Mirë se vini, mik i dashur!”, tha Rama.

E ndërsa për homologun Viktor Orban, Rama shprehet se mezi pret të vijojë bashkëpunimin me Hungarinë për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku në të mirën më të madhe të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian — një kauzë të cilën ti e ke mbështetur prej kohësh.

Dhe po, mezi pres gjithashtu të të mirëpres në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, pas atij takimi fantastik që patëm të gjithë në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti e vendose nivelin shumë lart, miku im”, shkruan Rama.

Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com