Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin

2025/05/10 at 10:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin

Presidenti Vladimir Putin, në 80-vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste mbajti një fjalim solemn në sheshin e Kuq në Moskë, duke theksuar kontributin vendimtar të Bashkimit Sovjetik në fitoren mbi nazizmin.

Mbi të gjitha ajo që ra më shumë në sy ishte heshtja e tij ndaj luftës aktuale në Ukrainë, konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë fjalimit të tij që zgjati vetëm 10 minuta, ai u përpoq të shmangte çdo referencë të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit të Ukrainës. Në vend të kësaj, ai u përqendrua në trashëgiminë historike të Luftës së Dytë Botërore dhe mbrojti të ashtuquajturin “operacion special ushtarak”, pa e përmendur në mënyrë direkte.

“Ne i kujtojmë mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do të pajtohemi kurrë me shtrembërimin e historisë,” deklaroi Putin. Ai gjithashtu pohoi se “e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë” dhe se “i gjithë populli mbështet pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak”.

Heshtja për Ukrainën, sipas analistëve, mund të interpretohet si përpjekje për të shmangur diskutimin e një lufte të papërfunduar dhe shumë të kontestuar brenda e jashtë Rusisë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Putin iu përgjigj edhe deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili theksoi rolin kyç të SHBA-së në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.

“Ne gjithmonë do të kujtojmë se hapja e frontit të dytë në Evropë – pas betejave vendimtare në territorin e Bashkimit Sovjetik – e afroi fitoren. Por askush nuk e mohon se ishte Rusia ajo që shënoi fundin e nazizmit dhe e pagoi me miliona jetë”. Krahasuar me tonin e ashpër të fjalimeve të viteve të kaluara – ku shpesh i krahasonte SHBA-të me Rajhun e Tretë ose i akuzonte për “poshtërimin e botës” – këtë herë, Putini shfaqi një ton më të përmbajtur, ndoshta për të ruajtur një imazh më të balancuar në një skenë ndërkombëtare gjithnjë e më të tensionuar.

Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para
Kishte vjedhur 6 dyqane në Tiranë, vihet në pranga 40-vjeçari

Kishte vjedhur 6 dyqane në Tiranë, vihet në pranga 40-vjeçari

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

Konflikti me Indinë/ Shefi i Mbrojtjes i Pakistanit: Mund të nisë lufta bërthamore

Konflikti me Indinë/ Shefi i Mbrojtjes i Pakistanit: Mund të nisë lufta bërthamore

TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com