Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje

2025/05/07 at 8:36 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje

Programi i “pasaportave të arta” në BE tani është ndaluar nga gjykata më e lartë.


Por mund të ketë mënyra të tjera që vendet të fitojnë para.

Ai ka punuar me dhjetëra vite për këtë. Megjithatë Manuel Delia nuk mund ta besonte plotësisht vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) më 29 prill.

“Unë bërtita pak,” i tha ai Deutsche Welles. “Prisja lajme të këqija.”

Delia, një bloger anti-korrupsion dhe drejtues ekzekutiv i organizatës malteze të shoqërisë civile Repubblika, ka bërë fushatë prej kohësh kundër programit të qeverisë së Maltës, që ofronte shtetësi për investitorët e huaj. Malta ishte vendi i fundit i BE-së që ofron këto të ashtuquajtura “pasaporta të arta”, pasi që këto skema u mbyllën në Bullgari dhe Qipro.

Vendimi, thotë ai, justifikon punën e koleges dhe mikeshës së tij Daphne Caruana Galizia, gazetares së vrarë malteze që raportonte kundër korrupsionit dhe e cila ishte ndër të parat që nxori në pah rreziqet e programit.

“Pasaportat e arta” thjesht një “transaksion tregtar”

Në vitin 2022, Komisioni Europian ngriti padi kundër Maltës për shkak të praktikës së saj të dhënies sështetësisë bazuar kryesisht në investimet e shtetasve të huaj në patundshmëri, duke argumentuar se marrësit e shtetësisë së BE-së duhet të tregojnë një “lidhje të vërtetë” me vendin që jep pasaportën, jo vetëm një angazhim financiar.

Por Delia priste lajme të këqija sepse një mendim i publikuar nga avokati i përgjithshëm i GJED-së në tetor 2024 ishte në favor të qëndrimin e qeverisë malteze. Gjykata e Drejtësisë shpesh ndjek mendimet e avokatëve të saj të përgjithshëm, por jo këtë herë.

Gjykata zbuloi se politika e Maltës e bënte shtetësinë një “transaksion të thjeshtë tregtar” dhe se “praktika nuk e bën të mundur krijimin e lidhjes së nevojshme të solidaritetit dhe besimit të mirë midis një shteti anëtar dhe qytetarëve të tij, ose sigurimin e besimit të ndërsjellë midis shteteve anëtare”.

Delia tha se mbështetja e vendimit ishte i mirë sepse bazohej në një “vlerë, një parim, solidaritet” midis shteteve anëtare të BE-së, pasi kushdo me një pasaportë malteze ka qasje në pjesën tjetër të BE-së.

Prej nga vijnë ata që marrin shtetësinë e Maltës?

Delia tha se vendimi i gjykatës ishte “vërtet i bazuar mbi prova sepse kjo skemë nuk mund të justifikohet vetëm me faktin që sjell para”.

“Shtetësia nuk mund të shitet, është shumë më e vlefshme se paratë”, tha Delia.

Që nga fillimi i programit, Delia dhe vëzhgues të tjerë shtyruan pyetje se sa kontrolloheshin kërkesat e qëndrimit nga autoritetet malteze, pasi shumë investitorë nuk ishin të pranishëm në vend aq sa kërkohej. Në disa raste, nuk ishte as e qartë nëse blerjet e tyre ishin vërtet për akomodim dhe banime në këtë vend.

Të dhënat e marra nga Fondacioni Daphne Caruana Galizia zbuluan se investitorët kinezë merrni 9 nga 10 vizat e arta. Por këto shifra ishin më të larta se vetë numri i shtetasve kinezë të raportuar si banorë të Maltës sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë.

Kjo sugjeronte “se të paktën gjysma e tyre nuk po e përdorin vizën e artë për të banuar në Maltë”.

Një derë mbyllet, të tjerat mbeten të hapura

Kryeministri i Maltës, Robert Abela, e mbrojti pas vendimit këtë skemë në vendin e tij. Në një deklaratë publike ai tha se Maltës i solli mbi 1.4 miliardë euro. Ai tha se do ta ripërpunojë sistemin për ta përafruar me vendimin e gjykatës.

“Si gjithmonë, Qeveria e Maltës respekton vendimet e gjykatave. Implikimet ligjore të këtij vendimi po studiohen në detaje, në mënyrë që kuadri rregullator mbi shtetësinë të mund të përshtatet me parimet e përcaktuara në vendim”, tha ai.

Nëse përjashtohet blerja e pasaportave, do të gjenden mënyra të tjera për të blerë ato në zonën Shengen, ku ka interesim të madh.

“Vizat e arta” funksionojnë në të njëjtat parime si programet e pasaportave, duke lejuar leje qëndrimi për blerje pasurish ose investime të tjera të mëdha.

Henley & Partners – e cila lehtësoi programin e pasaportave malteze – aktualisht rendit 31 vende midis klientëve të saj që ofrojnë skema “rezidencë me investim”. Gjysma e tyre janë në BE.

“Kjo ende ju jep akses dhe shumë liri atyre në BE,” vëren Anna Terrone nga Transparency International.

Pas vendimit të gjykatës, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, ka shprehur “shqetësime serioze” me programet e “vizave të arta”.

“Skema të tilla rrisin pasigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe rreziqet e korrupsionit”, tha Lammert.

Ai tha se ligjet e BE-së kundër pastrimit të parave “kërkojnë që shtetet anëtare që operojnë me këto skema të monitorojnë rreziqet dhe të vendosin masa”.

Në një rezolutë të Parlamentit Evropian nga viti 2022 thuhet se skemat “rezidencë-me-investim” duhet të përfshijnë “standarde dhe procedura” në nivel të BE-së për rritjen e kujdesit të duhur dhe për kontrolle rigoroze të të dhënave për aplikantët si dhe për burimin e pasurisë së tyre”. E duhet të mundësohen edhe verifikime të të dhënave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Por zbatimi i tyre është lënë në duart e shteteve anëtare.

Momenti për ndryshim

Terrone shpreson se tani ka ardhur koha për ndyshime. “Arsyetimi ndoshta mund të shtrihet edhe në programin e vizave të arta,” tha Terrone.

Lidhur me solidaritetin dhe sigurinë midis vendeve të BE-së, Terrone tha se nevojitej një përpjekje e përbashkët për të mbajtur jashtë “individët e korruptuar dhe të pasur që i kanë marrë paratë e tyre në mënyra të dyshimta”.

Për Delian, vendimi i Gjykatës është personal dhe ka të bëjë me personat si shtetas të Maltës. Delia tha se shtetësia është njohje e një lloj kontrate midis individëve dhe shtetit, është një bazë ku personat obligohen që të jetojnë së bashku mbi bazat e solidaritetit dhe njohjes së ligjeve.

“Dhe kur kësaj çështje i vë një çmim, atëherë e ulë këtë parim.”/DW



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët

Mirditë/ Vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari, detajet e para

Gjermani: Kush është zëvendëskancelari Lars Klingbeil?

Gjermani: Kush është zëvendëskancelari Lars Klingbeil?

Sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com