Në përfundim të javës së fushatës elektorale për partitë politike në vend, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, janë të ftuar socialistët Blendi Klosi dhe Arbian Mazniku, për të tejçuar mesazhet e forcës së tyre politike tek zgjedhësit.
Klosi nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës, pra Partisë Demokratike. Sipas Klosit, kjo parti është e ndarë në 4 pjesë tashmë, pra e njëjta forcë politike me 4 drejtues të ndryshëm: Berishën, Bashën, Alibeaj dhe Shehajt. Një gjë e tillë cilësohet nga socialisti si një “triumf”, sepse përballet në garë për mundjen e 4 pjesëve.
Klosi: Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, është kjo që thatë ju. 40 vota PS dhe 20 vota PD.
Hoxha: Pse kishte PD në zgjedhjet e vitit 2023?Klosi: Po tani…
Hoxha: Pa vulë, pa firmë, pa emër.
Klosi: PD që drejtohet sot nga lidershipi i saj ishte dhe në vitin 2023. Ndërkohë që sot, për hir të së vërtetës, duhet t’i njohim një meritë PD, se në 4 vjet arriti të ndahej në 4 pjesë. Sot në Dibër garojnë.. quaj PD drejtuar nga zoti Berisha; PD drejtuar nga Lulzim Basha; PD drejtuar nga Enkeled Alibeaj dhe Dash Shehi dhe PD e Agron Shehaj. Pra, të 4 këto parti kanë garuar së bashku në 2021. Të 4 këta personalitete garonin që Lulzim Basha të fitonte garën e 2021 dhe sot ata janë në 4 pjesë, që realisht nuk kanë asnjë lloj aleance. Kjo është. Ne shkojmë në garë për të mundur 4 pjesë.