Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, i dënuar përjetë për vrasjen e babë e bir

2025/05/02 at 5:28 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, i dënuar përjetë për vrasjen e babë e bir

Është ekstraduar në vendin tonë nga Emiratet e Bashkuara Arabe Florenc Çapjes, 44 vjeç, një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare.

Ai mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 17.00 të kësaj të premte. Çapja, i cili ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh, pas kthimit në Shqipëri do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë.

44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.

Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, mes tyre porosi vrasjeje dhe përfshirje në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë. Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? 

Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Ju sugjerojmë

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
Bota

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

26 Shtator, 2025 9:42 am
Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
Bota

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

26 Shtator, 2025 9:39 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
Bota

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025 8:33 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Para
15 emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë në Shqipëri

15 emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë në Shqipëri

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse

Putin ka ndryshuar synimet në Ukrainë

Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme

Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme

TE FUNDIT

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
26 Shtator, 2025

Departamenti i Drejtësisë ngriti të enjten një padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, James Comey, për dy akuza që...

Lexo më shumë

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
26 Shtator, 2025

Videoja filloi të shpërndahej në fillim të gushtit, kryesisht nëpër kanalet e Telegramit të njohura për sentimente nacionaliste ruse dhe...

Lexo më shumë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
26 Shtator, 2025

Vangjush Dako ka kryer përfundimisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Pasi u kthye në burgun e...

Lexo më shumë

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
26 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com