Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma

2025/04/29 at 7:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma

“Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macut, më 29 prill.

Kos theksoi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe përmirësimin e procesit zgjedhor si probleme në të cilat Serbia duhet të punojë.

“Bashkëpunoni me ne për krijimin e një gjyqësori të pavarur që mund të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin, për zbatimin e ligjit dhe krijimin e institucioneve që do të mundësojnë media të lira, ku të gjitha mendimet të përfaqësohen”, theksoi komisionerja evropiane.

“Bashkëpunoni me ne për të vendosur një kornizë zgjedhore që do të sigurojë që vullneti i popullit serb të dëgjohet dhe që vendimet të merren në bazë të tij”, shtoi ajo.

Komisionerja evropiane vlerësoi se pa këto ndryshime, Serbia “nuk mund të përparojë”.

“Ajo që po kërkojmë është në fakt shumë afër asaj që po kërkojnë njerëzit që protestojnë në rrugë”, tha Kos, duke iu referuar protestave masive disamujore në Serbi.

Një ditë më parë, gjatë një vizite në Pragë, Kos foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, duke thënë se para se Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat, do të duhet t’i plotësojë disa parakushte, si normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Takimin e parë me kryeministrin Macut, që prej marrjes së detyrës në krye të Qeverisë së Serbisë, ajo e vlerësoi si “shumë pozitiv”.

Ajo tha se mbështet integrimin evropian të Serbisë dhe se pret që Qeveria “të bëjë pjesën e saj”.

“Jam e sigurt që mund të llogaris te ju si partner në këtë përpjekje”, i tha ajo kryeministrit.

Komisionerja evropiane shtoi se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Macut sa i përket zgjidhjes së problemeve në shoqëri përmes përfshirjes së të gjithë aktorëve.

“Sepse transformimi i vërtetë duhet të vijë nga brenda, nuk mund të vijë nga jashtë”, shtoi ajo.

Kos njoftoi se gjatë vizitës dyditore në Beograd do të ketë një sërë takimesh.

Ajo tha se do të takohet me përfaqësues të partive politike të pushtetit dhe opozitës, të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me përfaqësues të studentëve që kanë bllokuar fakultetet, por edhe me ata që janë kundër bllokadave.

Kryeministri Gjuro Macut deklaroi se përkushtimi ndaj integrimit evropian është “prioritet absolut” i qeverisë që ai drejton.

“Përshpejtimi i procesit, hapja e klasave të reja negociuese, do të përbëjnë bazën e punës së Qeverisë së Serbisë”, shtoi ai.

Ai shprehu shpresën se çështja e arsimit do të jetë një nga elementët kyç të vizitës së komisioneres Kos në Beograd.

“Që të mbështesë përpjekjet tona për të vendosur dialogun, për ta ruajtur atë dialog i cili ka qenë i ngrirë gjatë muajve të fundit. Që mbështetja e saj e fortë do të ndikojë që ta vendosim këtë proces sa më shpejt dhe që tashmë në ditët në vijim ta kthejmë Serbinë në rrugën e duhur në fushën e arsimit, pra atje ku kemi ndalur disa muaj më parë”, shtoi Macut.

Ai vlerësoi se edhe pse negociatat me BE-në nuk kanë përparuar me shpejtësinë e dëshiruar në tre vitet e fundit, Serbia “po zbaton në mënyrë intensive” reforma për të përmirësuar sundimin e ligjit.

Protestat masive gjashtëmujore dhe bllokadat e studentëve u nxitën nga një aksident në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku nga shembja e një tavani në fillim të nëntorit vdiqën 16 persona.

Pushteti pretendon se kërkesat e studentëve janë përmbushur, duke i ftuar ata të zhbllokojnë fakultetet.

Studentët, nga ana tjetër, deklarojnë se nuk janë përmbushur dhe se bllokadat do të vazhdojnë.

Protestat studentore janë bërë simbol i një pakënaqësie më të gjerë me sundimin e ligjit në Serbi – duke përfshirë pyetjen nëse neglizhenca dhe korrupsioni sistemik kanë çuar në shembjen e mbulesës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit dhe në vdekjen e 16 personave.

Pas kërkesave të studentëve qëndrojnë, përveç qindra mijëra qytetarëve që janë mbledhur për muaj të tërë në protesta, edhe shumë profesorë universitetesh, punonjës të arsimit, bujq, avokatë dhe aktorë./REL

Ju sugjerojmë

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Para
Rama në Patos: 11 Maji është si 22 Marsi i ’92-it!Derdhuni lumë në kutitë e votimit!

Rama në Patos: 11 Maji është si 22 Marsi i ’92-it!Derdhuni lumë në kutitë e votimit!

Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

Kostoja mesatare e riparimit të makinave në Evropë është rritur me 20% në dy vjet

Kostoja mesatare e riparimit të makinave në Evropë është rritur me 20% në dy vjet

TE FUNDIT

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
19 Tetor, 2025

“Kur arrin në majë je vetëm”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama në podcastin e tij, duke ju referuar peshës së...

Lexo më shumë

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
19 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka udhëzuar qytetarët që të shmangin lëvizjen me mjete, në ato zona ku do të ketë kufizime...

Lexo më shumë

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
19 Tetor, 2025

Dashi Mprehtësia juaj mendore është e lartë sot. Një risi e juaja e kohëve të fundit mund t’ju sjellë një...

Lexo më shumë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com