Dalin pamjet e makinës së përdorur në vrasjen e Gjovalin Prendit

Ky është automjeti tip “Rover” që përdorën autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit, mbrëmjen e së enjtes në Pllanë të Lezhës.


Foto e siguruara është fiksuar nga kamerat e disa bizneseve në zonën ku u ekzekutua 64-vjeçari.

Burime pranë grupit të hetimit i thanë Tv Klan se ky automjet ka ardhur nga ura e Milotit dhe sapo kanë mbërritur përpara bar kafes në pronësi të viktimës, kanë zbritur dy persona prej tij dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar.

64-vjeçari, ka qenë në pjesën e verandës së lokalit duke shkruar në telefon, ndërsa në brendësi të bar kafes ndodheshin 5 persona, 1 prej tyre bashkëshortja e viktimës.

Pasi kanë qëlluar me breshëri ndaj Gjovalin Prendit, vrasësit që dyshohet se ishin 3 persona janë larguar nga e njëjta rrugë që kanë ardhur, në drejtim të Fushë Gjormës, aty ku dhe kanë djegur automjetin, që rezultoi i vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti.

Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e vrasësve, teksa vijon analizimi i pamjeve të shumta filmike.

Ndërkohë po në funksion të hetimit, hetuesit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle banesash kryesisht tek persona me të cilët ka patur konflikte djali i viktimës, Sidorel Prendi, njohur ndryshe si Roan Brahimi.

Ky i fundit i dyshuar për një seri ngjarjesh të rënda kriminale, i ekzekutuar në 9 Maj 2024 në Athinë të Greqisë.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT