Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon politika shqiptare

2025/04/21 at 2:02 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon politika shqiptare

Politika shqiptare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke shpërndarë mesazhe e vlerësime për Atin e Shenjtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehu ngushëllimet përmes një postimi në rrjete sociale, teksa thotë se Papa Francesku ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve.

“Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes.

Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve. Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe”, shkruan Veliaj.

Kreu i PL, Ilir Meta u shpreh se është i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, duke theksua se takimi i Papa Françeskun do të jetë i paharruar për të.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.

I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.

Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri:

”Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”.

U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë.

Të prehet në paqen e merituar!”, tha Meta.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka shprehur ngushëllimet, teksa tha se Papa Francesku do të kujtohet gjithmonë për dashurinë e tij për jetën.

“U prehsh në paqe “Papa i Popullit” Papa Françesku, zëri i të varfërve i cili çeli një faqe të re për Kishën Katolike.

Papa Françesku do të kujtohet gjithmonë për dashurinë e tij për jetën, përpjekjet për paqen dhe angazhimin e pandërprerë për drejtësi dhe barazi sociale”, shkruan Balla.

Ju sugjerojmë

Aktualitet

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Para
I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale, arrestohet 31-vjeçari nga Kukësi

I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale, arrestohet 31-vjeçari nga Kukësi

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, arrestohen 7 persona në Kosovë

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, arrestohen 7 persona në Kosovë

Qindra njerëz mbushin rrugët e Vatikanit pas vdekjes së Papa Françeskut: Domethënëse që ndërroi jetë gjatë Pashkëve!

Qindra njerëz mbushin rrugët e Vatikanit pas vdekjes së Papa Françeskut: Domethënëse që ndërroi jetë gjatë Pashkëve!

TE FUNDIT

6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
6 Qershor, 2025

Tentoi të kalonte naftë kontrabandë, arrestohen nga policia kufitare 38 vjeçari.  Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, në...

Lexo më shumë

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
6 Qershor, 2025

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Lexo më shumë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com