Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD, Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas Klan News, vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por shkalla e tretë e gjyqësorit e shtyu për në datë 22 Prill.
Në të njëjtën seancë, gjykata do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të Malltezit për masën e sigurisë.