Kryeministri Edi Rama ka folur sot për Samitin e Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet më 16 Maj në Tiranë.
Në bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën e “Sy m’Sy”, Rama tha se më 16 Maj, Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës.
Sipas tij kjo ngjarje do të jetë një promovim i Shqipërisë turistike dhe jo vetëm.
“Do të jenë të tërë në Tiranë në 16 Maj. Tirana do të jetë epiqendra e politikës europiane në një moment historik për Europën ku janë shumë tema të ndërthurura dhe Europa duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, rritjen e pabarazisë, mjetet per zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë dhe Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botë”, shprehet Rama.