Kaos te Laçi, futbollistët bojkotojnë stërvitjen

Vendi i fundit në renditje dhe skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria. Por, nëse mendohej se nuk mund të shkonte më keq, situata te Laçi është bërë edhe më problematike.

Prej 12 Prillit kur luajtën ndeshjen e fundit, duke u mundur 1-0 nga Teuta në Durrës, futbollistët e kurbinasve kanë bojkotuar stërvitjet. Njoftimi është dhënë nga klubi, në faqet zyrtare në rrjetet sociale.

“Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda. Takimi do mbahet me dyer të mbyllura.”

Pas 34 javëve të luajtura, Laçi është në vendin e fundit të Kategorisë Superiore, me vetëm 33 pikë të grumbulluara.

Në dy ndeshet e fundit të sezonit, kurbinasit do të luajnë kundër Dinamos dhe Vllaznisë, me avantazhin se rivalët e kanë siguruar vendin në “Final Four”.

Tv Klan




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT