Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJKKO revokon masën e sigurisë për Kreshnik Farrukun

2025/04/02 at 5:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO revokon masën e sigurisë për Kreshnik Farrukun

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka revokuar masën e sigurimit për Kreshnik Farrukun (Budllën) i akuzuar për trafik narkotikësh jashtë vendit.

Farruku ishte ankuar për faktin se nuk ka përdorur Sky ECC dhe nga letërporositë që kanë ardhur nga Italia dyshohet se atë kod në celularin e enkriptuar e ka përdorur i vëllai i tij.

Siç mësoi gazetarja Glidona Daci, revokimi i masës “arrest në burg” është kërkuar edhe nga vetë prokuroria pas administrimit të letërporosisë nga Italia. Nga provat provohej se PIN-i i përkiste vëllait të Kreshnik Farrukut.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kreshnik Budlla (Farruku).

2. Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), me vendimin Nr. 1, datë 11.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar dhe lënë në fuqi me vendimin nr.4, datë 13.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njoftoi GJKKO.

Por gazetarja Glidona Daci ka mësuar se Farruku nuk do të lirohet nga qelia pavarësisht këtij vendimi.

Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm i ka ndryshuar masën e dhënë nga gjykata e Durrësit nga arrest shtëpie në arrest me burg, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Autoritetet italiane pretendojnë se Kreshnik Farruku pastronte para përmes një rrjeti kompanish të drejtuara nga një organizatë italo-kineze.

Sipas Prokurorisë së Breshias, këto kompani kanë lëshuar fatura fiktive dhe kanë arritur që të pastrojnë rreth 375 milionë Euro. Kreshnik Farruku dyshohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Emri i Kreshnik Farrukut është përmendur prej vitesh nga drejtësia e Spanjës dhe Italisë për shkak të dyshimeve se ishte i përfshirë në trafik droge. Për herë të parë emri i tij është përmendur në vitin 2010 nga drejtësia spanjolle.

Në atë kohë ai u arrestua në Spanjë me 20 kg kokainë. 4 vite më vonë në vitin 2014, Kreshnik Farruku është arratisur nga burgu në Spanjë për tu ri-arrestuar në vitin 2019.

Ju sugjerojmë

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Para
Rritet numri i fëmijëve me autizëm

Rritet numri i fëmijëve me autizëm

SHBA presion BE: Blini armët tona, ose keni pasoja

SHBA presion BE: Blini armët tona, ose keni pasoja

Megaoperacioni në 35 shtete kundër “pornografisë me të mitur”, i përfshirë dhe 29 vjeçari shqiptar

Megaoperacioni në 35 shtete kundër “pornografisë me të mitur”, i përfshirë dhe 29 vjeçari shqiptar

TE FUNDIT

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
24 Maj, 2025

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj, ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që...

Lexo më shumë

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
24 Maj, 2025

Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
24 Maj, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, edhe për tre...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com