Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë”/Rama-komentuesit: Shkop magjik s’ka, çfarë është investuar në këto tre mandate…

2025/04/02 at 1:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë”/Rama-komentuesit: Shkop magjik s’ka, çfarë është investuar në këto tre mandate…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot një komentuesi në rubrikën “Sy m’Sy”, në rrjetet sociale lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin e Durrësit.

“Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, ju bën më pak të besueshëm se në 2013, kur të besuam dhe ta dhamë votën masivisht”, shkruan qytetari.

Teksa i është përgjigjur këtij komenti, Rama shprehet se kur PS ka ardhur në pushtet në zonën e Durrësit mund të kishte 3 orë ujë në ditë.

Sipas tij, në Durrës është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, sa nuk është bërë në dekada të tëra të marra së bashku.

Më tej, ai deklaroi se tani janë investuar rreth 60 milionë Euro në këtë sektor.

“I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013. Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej. Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60  milionë Euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë. Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente.

Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.

Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë. 9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.  Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku. Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24  orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
Aktualitet

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

24 Maj, 2025 4:22 pm
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Para
BKH kontrolle në banesën e babait të ish-partneres së Arben Ametajt

Dosja “Buka sha”/GJKKO shtyn hetimet ndaj Arben Ahmetajt për 3 muaj

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

Krimet zgjedhore/ PD i dërgon kërkesë SPAK-ut: Kërkojmë informacion për hetimet e nisura

Goditet grupi i hajdutëve në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

Goditet grupi i hajdutëve në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

TE FUNDIT

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
24 Maj, 2025

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me...

Lexo më shumë

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
24 Maj, 2025

Në një ekonomi që përballet me sfida të vazhdueshme, pasuria e familjeve mbetet një tregues i rëndësishëm jo vetëm për...

Lexo më shumë

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
24 Maj, 2025

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj, ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com