Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit, biznesit në Lezhë.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur para derës së një lokali të mbyllur të 47-vjeçarit me iniciale I.M.
Nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale.
Policia po heton motivet e kësaj ngjarjeje dhe po punon për gjetjen e autorëve.