Në apelin e GJKKO zhvillohet sot seanca ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, lidhur me një ankim për sekuestrimin e disa llogarive bankare.
Ajo është paraqitur në SPAK këtë të hënë, pasi ka kërkuar heqjen e sekuestros ndaj llogarive të saj bankare.
Kujtojmë se Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.
Apeli i Posaçëm ka caktuar 11 Marsin si ditën kur do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon nga Gjykata e Posaçme caktimin e një mase më të butë se ajo e “arrestit me burg”.