Një 44- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta fqinjin e tij.
Blutë po hetojnë për rrethanat e ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3:
-arrestuan shtetasin Sh. E., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, fqinjin e tij të cilin gjithashtu e ka kanosur për shkak të kallëzimit të bërë”-njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.