Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Kukës për dënimin me 30 vite burg të Agron Tufës, i akuzuar për vrasjen dhe groposjen e trupit të Kejsi Hysës në 2018, në Nikël të Krujës. Ky i fundit u dënua në mungesë, ndërsa pak kohë më parë u arrestua në Itali.
Masakrimi i Kejsi Hysës dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit. Ngjarja tronditi vendin në 2018, viktima i la të ruajë rreth 50 kg kanabis, Hysni Ramaj i cili është dënuar më herët me 30 vite burgim.
Ai ka treguar gjithë dinamikën e vrasjes, pasi sipas tij pas humbjes së ngarkesës viktima kërkoi paratë dhe konfliktet kanë kulmuar në një parcele me hashash që disponohej nga Ramaj dhe Tufa të cilët pasi e vranë i vodhën varësen e floririt dhe orën Rolex e varrosën.