Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar nga qelia një video ku sipas tij, tregohet transformimi i kryeqytetit gjatë mandateve të tij.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se në Tiranë është punuar me shumë këmbëngulje dhe thekson se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e kësaj pune.
“Mirëmëngjes, me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash, për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj! Bashkë”, shkruan Veliaj.