Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka folur për masat që do të merren për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij, hetimet do të kryhen në përputhje me ligjin dhe pa asnjë ndikim politik.
Ai theksoi se zgjedhjet në vend janë të lidhura me shtetin e së drejtës.
Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmërisht me shtetin e së drejtës. Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo.
Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor”, tha Dumani.