Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si të veproni në rast të një aksidenti ajror dhe si ta kapërceni traumën pas tij?

2025/02/20 at 5:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si të veproni në rast të një aksidenti ajror dhe si ta kapërceni traumën pas tij?

Rrëzimi i një avioni të linjës ‘Delta Airline’s në aeroportin ‘Pearson’ të Torontos ishte aksidenti i katërt i madh ajror në Amerikën e Veriut, gjatë tre javëve të fundit.

Për fat të mirë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan.

Tani psikologët dhe ekspertët e sigurisë së linjave ajrore po shpjegojnë se si të shmanget trauma afatgjatë për personat që kanë qenë në bord.

Hetuesit do të vlerësojnë kushtet e motit, mundësinë e një gabimi njerëzor apo të ndonjë mosfunksionim në avion, ndërsa përpiqen të përcaktojnë arsyet se përse aeroplani i linjës Delta Air Lines shpërtheu në flakë dhe u kthye përmbys, ndërsa tentonte uljen në Toronto, thanë të martën ekspertët e aviacionit.

Dëshmitarët dhe pamje të regjistruara nga vendngjarja, të hënën pasdite, tregojnë se ulja e avionit ishte aq e fortë sa krahu i djathtë i tij u shkëput.

Për mrekulli, të 80 personat në fluturimin që ishte nisur nga Mineapolisi, i shtetit amerikan të Minesotës për në Toronto, të Kanadasë, mbijetuan.

Profesor Robert Bor nga Qendra për Psikologjinë e Aviacionit thotë se njerëzit mund t’i kapërcejnë më shpejt këto ngjarje traumatike nëse kanë njohuri mbi rregullat e sigurisë dhe nëse e kuptojnë se si duhet të veprojnë në një rast të tillë.

“Është tepër e natyrshme të humbasim vëmendjen kur na tregohen rregullat e sigurisë përpara një fluturimi ajror. Por nëse e lëmë mënjanë gazetën, heqim kufjet e telefonit nga veshi dhe i kujtojmë vetes për herën e 100-të apo 500-të, varësisht sa herë udhëtojmë, se duhet të numërojnë sa radhë larg është dalja e emergjencës, që nuk duhet të marrim asnjë gjë me vete në rast të një aksidenti, jashtëzakonisht e rendësishme mes shumë të tjerash, shanset që të mbijetojmë janë më të larta dhe po ashtu edhe nga pikëpamja psikologjike do jemi më mirë”, thotë zoti Bor.

Stephanie Brown, drejtoreshë e Sigurisë së Aviacionit në Universitetin ‘Purdue’ në West Lafayette, në Indiana, bie dakord.

“Informacioni që marrim kur jemi në avion, para fluturimit, është jetik për çdo reagim emergjent. Kjo do të thotë që po dëgjojmë, po mësojmë se kur është koha për të dalë nga avioni dhe se nuk po marrim sendet personale, sepse është humbje kohe dhe kjo vonon evakuimin”, shprehet ajo.

Sipas zonjës Brown, ato që mund të duken si hollësi të panevojshme, mund të ndihmojnë në mbijetesën tonë në rast të një aksidenti.

“Duhen të vendosim rripat e sigurimit, duhet të sigurohemi që karrigia është plotësisht drejtë, sepse kjo do mundësojë më shumë hapësirë për të dalë​ nëse është e nevojshme. Qëllimi ynë ideal është evakuuimi brenda 90 sekondash ose më pak”, thotë ajo.

Rrëzimi i avionit të linjës Delta Airlines në aeroportin Pearson të Torontos ishte aksidenti i katërt i madh ajror në Amerikën e Veriut gjatë tre javëve të fundit.

Një avion pasagjerësh dhe një helikopter i ushtrisë amerikane u përplasën pranë Aeroportit Kombëtar Reagan në Uashington, më 29 janar, me pasojë vdekjen e 67 personave.

Një avion ambulancë u rrëzua në Filadelfia më 31 janar. Të gjashtë personat në bord dhe një tjetër në tokë, vdiqën.

Më 6 shkurt, 10 persona u vranë në një aksident ajror në Alaskë.

Sipas zotit Bor, studimet tregojnë se pasi i mbijetojnë traumave të tilla, ajo që kërkojnë më së shumti njerëzit, është mbështetja praktike, që mund t’ i ndihmojë në lehtësimin e stresit.

“Duan mbështetje praktike. Si mund ta gjejnë valixhen? Ku gjendet pasaporta e tyre? Si mund të shkojnë në shtëpi? Siguria, ushqimi, ku do ta kalojnë natë, të gjithë këto elementë janë shumë më të rëndësishme sesa vëmendja ndaj aspektit psikologjik, në atë moment”, thotë zoti Bor.

Ai thotë se vendi ku ndodh aksidenti mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh tek bilanci i të mbijetuarve.

Avioni i linjës Delta u rrëzua në aeroport ku shërbimet e urgjencës u përgjigjën me shpejtësi.

“Varet ku ndodh akisdenti, nëse regjistrohet pranë një aeroporti, sigurisht që ekipet e shpëtimit arrijnë menjëherë, por nëse ndodh larg, ose në det, shanset për shpëtim ndryshojnë, variojnë në mënyrë të konsiderueshme. Një tjetër element me rëndësi, besojeni ose jo, është afëtsia për të parë, pra dukshmëria. Errësira dhe zjarri ndikojnë kabinën dhe ndikojnë aftësinë tonë për të pare se çfarë po ndodh në kabinë, ose për të parë se ku është dalja e emergjencës, nëse supozojmë se i mbijetojmë aksidentit”, thotë ai.

Profesor Robert Bor nga Qendra për Psikologjinë e Aviacionit, thotë se nëse përjetojmë një aksident ajror dhe një nga pasagjerët që ka qenë është pranë nesh, ose një anëtar ekupazhi, humbet jetën, atëherë kjo do të ndikojë në nivelin e traumës psiklogjike, stresit dhe gjendjes sonë emocionale, pas aksidentit./VOA

Ju sugjerojmë

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Kryesore

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

23 Qershor, 2025 8:40 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
Bota

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

23 Qershor, 2025 8:18 pm
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
Aktualitet

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

23 Qershor, 2025 8:03 pm
Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
Rajoni

Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave

23 Qershor, 2025 7:47 pm
Irani goditi bazën amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima!
Bota

Irani goditi bazën amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima!

23 Qershor, 2025 7:27 pm
Para

“Antimiting për të burgosurin politik”, Rama i përgjigjet Berishës nga sheshi “Skënderbej”

PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit

PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit

Më pak azilkërkues nga Shqipëria, Eurostat: Aplikimet u ulën me 21%

Më pak azilkërkues nga Shqipëria, Eurostat: Aplikimet u ulën me 21%

TE FUNDIT

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
23 Qershor, 2025

Shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë reaguar duke dënuar sulmin iranian ndaj një baze amerikane...

Lexo më shumë

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
23 Qershor, 2025

Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen,...

Lexo më shumë

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
23 Qershor, 2025

Sulmi raketor iranian në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar ishte akt tejet simbolik, i kalibruar me kujdes për të...

Lexo më shumë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
23 Qershor, 2025

Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim, ku pronari i një mjeti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com