Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD takim me qytetarët shqiptarë në Greqi: Kush kërcënon diasporën për vota do të përballet me drejtësinë

2025/02/02 at 1:46 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD takim me qytetarët shqiptarë në Greqi: Kush kërcënon diasporën për vota do të përballet me drejtësinë

Sot përfaqësues të Partisë Demokratike zhvilluan një takim me shqiptarët në Greqi. Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka, shpjegoi pse demokratët kanë shkuar në këtë takime dhe rëndësinë që ka vota e diasporës në zgjedhjet e 11 maijt.

“Ne vijmë këtu për të biseduar me ju, për të qarë hallet tuaja dhe familjarëve tuaja dhe nuk vijmë këtu për të përdorur emigrantët si dekor politik për imazhin e rrënuar dhe të shkatërruar të Edi Ramës. Ne vijmë këtu sepse duam të gjithë së bashku që Shqipëria të dalë mirë. Ne duam që shqiptarët të jenë mirë, që familjarët tuaj në atdhe të kenë mundësi dhe prosperitet më të madh. Ne duam që çdo njeri në Shqipërinë e pas 11 Majit të bëjë detyrat që i takon dhe shteti mbi të gjitha të jetë shërbëtor i qytetarëve, interesave dhe problematikave që i shoqërojnë. Duam që ju të punoni për veten tuaj dhe jo të harxhoni gjysmën e të ardhurave tuaja për të mbajtur të afërmit tuaj në Shqipëri, barrë dhe detyrë që e ka qeveria dhe pushteti. Ne e dimë shumë mirë, që ju emigrantët tanë këtu në Greqi, Itali dhe mbarë botën luftoni varfërinë më shumë se çdokush tjetër në vendin tonë”, tha Noka.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, paralajmëroi se çdokush që i bën presion diasporës me vendet e punës së të afërmve të tyre në atdhe, do të përballet me drejtësinë dhe do të shkojë në burg.

“Të jem i sinqertë jam në dijeni të vështirësive dhe presioneve që edhe ju në emigrim po përballeni gjatë këtyre ditëve. Nuk mund të rri pa e ndarë me ju këtë sepse kam bindjen që jeni dëshmitarë të gjallë të kësaj gjëje. Jam në dijeni, por ju siguroj për një gjë. Secili prej tyre që guxon të kërcënojë familjarët tuaj nga Shqipëria se do t’i heqin nga puna në këmbim të detyrimit të votës së secilit prej jush do të përballet me drejtësinë dhe do të shkojë në burg. Një duzinë ministrash, drejtorësh, kryetarësh bashkish, ju jeni dëshmitarë, kanë pushtuar edhe gjatë këtyre orëve Athinën, Greqinë dhe të gjitha qytetet kryesore ku janë përqendruar shqiptarë duke tentuar t’u bëjnë presion bashkatdhetarëve që janë në emigrim përmes të afërmve që vazhdojnë të jetojnë mes vështirëve në Shqipëri. Por unë kam bindjen që ata kanë gjetur dhe do vijojnë të gjejnë një mur përpara dhe do të çajnë vetëm kokën e tyre sepse bashkatdhetarët që jetojnë në mbarë botën, jo vetëm nuk mund të intimidohen, por do shërbejnë edhe si një nxitje që asnjë prej qytetarëve shqiptarë që vazhdon të jetojë në Shqipëri, të mos intimidohet, të guxojë dhe t’i japë atë që meriton Edi Ramës, patronazhistëve të tij dhe zyrtarëve publikë të korruptuar”, tha Bardhi.

Në fund, Noka pati një porosi për demokratët e diasporës, për t’i kthyer sipas tij, “reston bandës së pushtetit që ju keqtrajton”.

“Vetëm një porosi për çdonjërin prej jush. Regjistrohuni, sensibilizoni njerëzit, regjistrohuni dhe fitore”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
Aktualitet

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

22 Maj, 2025 10:48 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Dënohet me dy vjet e tetë muaj burg avokati Radovan Çela

22 Maj, 2025 10:43 am
Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
Aktualitet

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

22 Maj, 2025 10:30 am
Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
Aktualitet

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

22 Maj, 2025 10:17 am
FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
Bota

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

22 Maj, 2025 10:14 am
“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza
Bota

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

22 Maj, 2025 10:04 am
Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA
Bota

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

22 Maj, 2025 9:58 am
Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale
Kryesore

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

22 Maj, 2025 9:48 am
Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet
Rajoni

Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet

22 Maj, 2025 9:43 am
Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë
Bota

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë

22 Maj, 2025 9:30 am
Para
Operacioni policor kundër lojërave të fatit në Durrës, 13 persona të arrestuar

Sherr mes dy vëllezërve në Vlorë, njëri prej tyre qëllon me armë zjarri në ajër

Gripi/ Infektimet në rritje, Tirana dhe Durrësi me sëmundshmërinë më të lartë

Gripi/ Infektimet në rritje, Tirana dhe Durrësi me sëmundshmërinë më të lartë

Vrau të birin me thikë / Zbardhet dëshmia e 74-vjeçarit: Asimi goditi vajzën, unë mora thikën…

Vrau të birin me thikë / Zbardhet dëshmia e 74-vjeçarit: Asimi goditi vajzën, unë mora thikën…

TE FUNDIT

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
22 Maj, 2025

Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare. Sipas asaj që raporton Klan News, ish-kreu i...

Lexo më shumë

Dënohet me dy vjet e tetë muaj burg avokati Radovan Çela

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
22 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar këtë të enjte me katër vjet burg avokatin...

Lexo më shumë

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
22 Maj, 2025

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona për vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja. Ata akuzohen për sigurim kushtesh...

Lexo më shumë

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
22 Maj, 2025

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com