Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imzot Joani: Vepra e Kryepeshkopit Anastas në rindërtimin e Kishës Ortodokse madhështore

2025/01/30 at 12:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Imzot Joani: Vepra e Kryepeshkopit Anastas në rindërtimin e Kishës Ortodokse madhështore

Në Katedralen Ngjallja e Krishtit po mbahet mesha e lamtumirës për Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos.


Gjatë nderimit të Kryepeshkopit Anastas, Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal , Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, theksoi se vepra e Kryepeshkopi Anastas është një testament i përjetshëm i dashurisë dhe dedikimit për Kishën dhe shoqërinë.

Ai theksoi se veprat e Kryepeshkopit Anastas janë një mision shpirtëror që ka ndikuar thellësisht në jetën e besimtarëve dhe të gjithë popullit shqiptar.

”Sot, ndodhemi përballë një momenti të tillë. Vepra e Kryepiskopit Anastas në rindërtimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri është madhështore dhe unike.

Nën kujdesin dhe përpjekjet e tij u ndërtua dhe restaurua infrastruktura kishtare, u hapën kopshte, shkolla dhe institute profesionale, si dhe u mbështet arsimi publik. Kulmi i kontributit të tij  ishte themelimi i Kolegjit Universitar “Logos”, institucioni i parë i arsimit të lartë orthodhoks në Shqipëri.

I shtyrë nga dashuria e tij për të gjithë njerëzit, pa dallim origjine apo bindjesh, ai nuk u kufizua vetëm në ndërtimin e objekteve kishtare, por e shtriu kujdesin ndaj mbarë shoqërisë, duke dhënë një dëshmi të gjallë se Kisha nuk ekziston vetëm për veten e saj, por për të gjithë, sepse dashuria nuk njeh kufij.

Veprimtaria e gjerë sociale dhe humanitare e Kishës, nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme. Janë mbështetur një sërë programesh sociale, përfshirë projekte për zhvillimin e zonave malore, përparimin e bujqësisë, ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellësve, si dhe programe për kujdesin shëndetësor. Janë ndihmuar jetimore, spitale, institute për persona me aftësi të kufizuara, qendra rezidenciale për të moshuar, qendra për të burgosur, janë ofruar dreka për të varfrit etj.

E gjithë kjo veprimtari e gjerë ka kontribuuar ndjeshëm në përpjekjet për zhvillimin e Shqipërisë dhe ka pasur një ndikim të madh në shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Me mijëra njerëz janë punësuar, duke mbështetur në këtë mënyrë mijëra familje, ndërsa dashuria dhe solidariteti janë shndërruar në themele të qëndrueshme për një shoqëri më të drejtë dhe më të bashkuar.

Mbi të gjitha, Kryepiskopi Anastas është përkushtuar me të gjitha energjitë e tij që kontributi më i madh i Kishës në shoqëri të jetë edukimi dhe formimi i njerëzve të drejtë, të përgjegjshëm dhe të ndershëm. Ai ka punuar pa u lodhur për të përhapur shpresë aty ku mbizotëron dëshpërimi, kurajë aty ku sundon frika, dritë aty ku mbizotëron errësira dhe dashuri aty ku ka konflikte.

Kjo është ana e dukshme dhe e prekshme e kësaj vepre madhështore, por dua të theksoj edhe një herë diçka që e kam përmendur më parë; një dimension tjetër të veprës së tij, ndoshta edhe më të rëndësishëm, për të cilin nuk është folur sa duhet. Kryepiskopi Anastas nuk u mjaftua vetëm me ndërtimin e mureve të Kishës dhe krijimin e infrastrukturës së saj fizike; përpjekja e tij për të dhënë një frymë të drejtë dhe të mirë brenda Kishës ka qenë gjithmonë një prioritet. Qëllimi i tij ka qenë të ndërtojë një Kishë ku Perëndia të adhurohet “në frymë dhe në të vërtetën” (Jn 4:23). Për Kryepiskopin Anastas, veprat ndërtimore nuk ishin një qëllim në vetvete, por një mjet për të realizuar misionin shpëtimtar të Kishës.

Ndërtesat janë ngritur për njerëzit dhe në shërbim të tyre, duke qenë mjete që i shërbejnë adhurimit dhe jetës shpirtërore të besimtarëve. Predikimi i tij, si në publik ashtu edhe në bisedat private, ka qenë gjithmonë i përqendruar te dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, duke përhapur një frymë pajtimi dhe faljeje brenda Kishës. Vendi ynë ka pasur dhe vazhdon të ketë nevojë për këtë frymë. Në fakt, e gjithë bota ka nevojë për këtë frymë, sepse vetëm mbi këtë themel hyjnor mund të

ndërtohen marrëdhënie të drejta ndërmjet njerëzve. Vetëm përmes saj  mund të ngrihet një shoqëri vërtet njerëzore“, tha Hirësia e Tij Joani.



Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Para
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota”

Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes "Toyota"

Mitsotakis: Anastasi, ishte diplomat i dashurisë! Urë miqësie mes dy popujve

Mitsotakis: Anastasi, ishte diplomat i dashurisë! Urë miqësie mes dy popujve

Mbesa e Kryepeshkopit Anastas Janullatos: Shqipëria u bë atdheu i dytë i tij

Mbesa e Kryepeshkopit Anastas Janullatos: Shqipëria u bë atdheu i dytë i tij
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com