Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndodhen në Spitalin Onkologjik, QSUT, për çeljen e një kapitulli të ri progresi për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij u shpreh optimist për transformimin dhe ecurinë në QSUT dhe në spitalin Onkologjik.
“Jam shumë optimist për ecurinë e transformimit të QSUT dhe për transformimin e spitalit Onkologjik, në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi shëndetësor ekselent në Shqipëri. Ky nuk është një shkëmbin sporadik, por një aleancë strategjike bazuar në mirëkuptimin se krah për krah me mjekët, do të arrijmë të krijojmë një sienergji që do ta bëjë këtë periudhë disa vjeçare qendrën spitalore universitare 2030 eskelence për Shqipërinë dhe rajonin. Jam shumë mirënjohës presidentit të Izraelit që u tregua i gatshëm gjatë vizitës së tij në Tiranë të na vendosnin në kontakt”, tha Rama.
Ai tha se është e rëndësishme që në këtë projekt të angazhohen të gjithë, duke shtuar se QSUT duhet të ngrihet në standarde europiane për menaxhimin.
“Ndihma strategjike për burimet njerëzore të spitalit, për mjekët, për administratorët, për të gjitha nivelet e punës, qoftë për vizita punë afatshkurtra në Izrael, apo qëndrime një vjecare për mjekë të caktuar që do të përzgjidhen nga miqtë tanë. Pra kemi garancinë e plotë që edhe nxitja e mëtejshme për të rritur kapacitetet njerëzore do të bëhet mbi baza meritokratike dhe baza të nevojave reale që ka spitali. Nga ana tjetër ndihma për pacientë të caktuar, për një trajtim që duhet bërë gjetkë.
E dimë shumë mirë që ka trajtime që mund të bëhen në shumë pak vende të Europës apo botës dhe jam shumë mirënjohës për një angazhim të spitalit Sheba për të trajtuar raste të rënda për fëmijët dhe këto ndërhyrje do të bëhen edhe me perfshirje të mjekëve të QSUT. Pra kemi arsye të besojmë që me këtë partnership, të ecim dhe të sjellim ndryshimet e duhura. Është shumë e rëndësishme që të gjithë. Miqtë nga Izraeli nuk kanë këtu asnjë interes, janë këtu për të na mbështetur”, tha ai.