Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota e diasporës/Berisha kërkon që emigrantëve t’ju lejohet regjistrimi me dokumentet e vendeve të tjera 

2025/01/18 at 1:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota e diasporës/Berisha kërkon që emigrantëve t’ju lejohet regjistrimi me dokumentet e vendeve të tjera 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkon që emigrantët shqiptarë të lejohen të regjistrohen për votimet e 11 Majit 2025 me dokumentet biometrike të shteteve të tjera. 

Në një konferencë shtypi me gazetarët, kryedemokrati bëri të ditur se në lidhje me votimin e emigrantëve, që ndodh për herë të parë në Shqipëri, deri në këtë fazë regjistrimi të procesit problemi që evidentohet është që të lejohen të përdorin dokumentet biometrike të shteteve të tjera. 

“Së pari, kërkohet shtimi i operatorëve që trajton të dhënat e të regjistruarve. KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces. Shtimi i operatorëve në procedimin e të dhënave është një nga problemet serioze. 

Së dyti, ka probleme me identifikimin e kartave, por këto janë të kompanisë së kontraktuar. 

Auditët tanë po merren edhe me këtë çështje. Çështje themelore që mbetet këtu është kjo, pranimi i dokumenteve biometrike të vendeve të tjera. Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare. Ato kanë certifikim ndërkombëtar. Se në qoftë se ecim me këtë logjikë, se do votojnë vetëm ata që disponojnë biometri shqiptare, kështu mund të përjashtosh dy të tretat e emigracionit dhe diasporës nga votimi. Por negociatat po vazhdojnë”. 

Berisha theksoi se Partia Demokratike është gati të dërgojë në Kuvend amendamentet për ndryshimet e nevojshme. 

“Dje ju e dëgjuat zotin Bylykbashi, që tha se ne jemi të gatshëm të dërgojmë amendamentin në parlament për të bërë ndryshimet e nevojshme në rast se nevojiten. Megjithëse bonsensi kërkon që asnjë lloj ndryshimi. Një dokument biometrik gjerman, amerikan, italian, francez, është i barasvlefshëm në çdo kohë me dokumentin biometrik shqiptar. Tani të jem i sinqertë, lëvizja e tyre nuk përbën ndonjë problem madhor, por vetëm se duhet të justifikohet, duhet të bindemi pse kërkohet. Disa afate na thonë se i dikton edhe posta ndërkombëtare. Ne po i shqyrtojmë këto propozime para se të vendosim”, deklaroi kryetari i PD. 

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
Kryesore

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

10 Nëntor, 2025 2:25 pm
Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
Aktualitet

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

10 Nëntor, 2025 2:19 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Kryesore

Humbja në 5 bashki, Salianji: Opozita zgjodhi rehatinë, PD duhet të ndryshojë

10 Nëntor, 2025 2:11 pm
Foli për Trumpin, Zelenskyt i fiken 2 herë dritat gjatë intervistës për The Guardian
Bota

Foli për Trumpin, Zelenskyt i fiken 2 herë dritat gjatë intervistës për The Guardian

10 Nëntor, 2025 1:26 pm
Shqipëria me matësa inteligjentë energjie, Rama: 350 mijë të parët vitin e ardhshëm
Kryesore

Shqipëria me matësa inteligjentë energjie, Rama: 350 mijë të parët vitin e ardhshëm

10 Nëntor, 2025 12:21 pm
Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare
Aktualitet

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

10 Nëntor, 2025 11:36 am
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët
Kryesore

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët

10 Nëntor, 2025 11:09 am
Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

10 Nëntor, 2025 9:41 am
Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
Kryesore

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

10 Nëntor, 2025 8:16 am
Para
Prej kohësh i zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë 

Emri/ I riu gjendet i pajetë në një shtëpi të braktisur në Durrës, dyshimet e para 

Lëvizte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari bashkë me dy shokët e tij 

Lëvizte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari bashkë me dy shokët e tij 

Inaugurohet ambasada e Shqipërisë në Ukrainë, Hasani: Bashkë për një Evropë të fortë 

Inaugurohet ambasada e Shqipërisë në Ukrainë, Hasani: Bashkë për një Evropë të fortë 

TE FUNDIT

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
10 Nëntor, 2025

Një qytetar është përleshur fizikisht me një anëtar të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, gjatë një mbledhjeje, pas miratimit të një...

Lexo më shumë

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
10 Nëntor, 2025

Në mbledhjen e grupit Sali Berisha komentoi mbylljen e seancave plenare pa diskutime, duke akuzuar Taulant Ballën se e merr...

Lexo më shumë

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
10 Nëntor, 2025

  Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat bëri publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në 5...

Lexo më shumë

Humbja në 5 bashki, Salianji: Opozita zgjodhi rehatinë, PD duhet të ndryshojë

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
10 Nëntor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një reagimi të gjatë në Facebook, ka shprehur qëndrimin e tij për rezultatin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com