Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Dyshohet se Duro licencoi një karburant që ishte pa leje.
Ai ka qenë sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me pozicionin e tij.