Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Biden mbron politikën e jashtme pavarësisht luftrave në vazhdim

2025/01/14 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të përmirësonte pasqyrën e arritjeve lidhur me politikën e jashtme dhe tha se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara janë tani më të dobët se kur ai mori detyrën katër vjet më parë, pavarësisht krizave globale që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.


Një javë përpara marrjes së detyrës nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, Presidenti Biden iu drejtua diplomatëve amerikanë në Departamentin e Shtetit dhe vlerësoi lart mbështetjen e administratës së tij për Ukrainën dhe për luftërat e Izraelit në Lindjen e Mesme.

Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara “po fitonin konkurrencën botërore” dhe nuk do të tejkaloheshin ekonomikisht nga Kina siç ishte parashikuar, ndërsa Rusia dhe Irani janë dobësuar nga luftërat pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.

“Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët”, tha Presidenti Biden. “Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura”.

Ndërsa luftërat vazhdojnë në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zyrtarët shpresojnë se një marrëveshje mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas mund të arrihet përpara se sa Joe Bideni të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Zoti Biden tha se negociatorët ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe do t’u jepte fund luftimeve atje për të lejuar një rritje të ndihmave humanitare.

“Kaq shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë, kaq shumë komunitete janë shkatërruar. Palestinezët meritojnë paqen, të drejtën për të vendosur të ardhmen e tyre. Izraeli meriton paqen dhe sigurinë e vërtetë. Pengjet dhe familjet e tyre meritojnë të ribashkohen”, tha zoti Biden. “Dhe ne po punojmë urgjentisht për ta mbyllur këtë marrëveshje”.

Presidenti Biden është përballur me kritika për ofrimin e mbështetjes diplomatike dhe me armatime për Izraelin, që kur shpërtheu konflikti i fundit izraelito-palestinez më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. Sulmi ushtarak i Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 46,000 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Jashtë Departamentit të Shtetit, disa protestues lëshuan thirrjet “kriminel lufte” për zotin Biden.

Zoti Biden tha se ai kishte ndihmuar Izraelin të mposhtte kundërshtarët si Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban, të dy të mbështetur nga Irani. Presidenti i Shteteve të Bashkuara po ashtu përshëndeti mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin gjatë dy sulmeve iraniane, në vitin 2024.

“Në tërësi, Irani është më i dobët nga sa ka qenë në dekada”, shtoi ai, duke vënë në dukje rënien e qeverisë siriane të Asadit.

ALEANCA AUTORITARE

Presidenti Biden pranoi se shtetet autoritare Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia tani ishin më të lidhura me njëri-tjetrin, por ai tha se kjo ndodhte më shumë për shkak të “dobësisë se sa forcës”.

“Kur Putini sulmoi Ukrainën, ai mendoi se mund të pushtonte Kievin brenda pak ditësh. E vërteta është se që kur ajo luftë filloi, unë jam i vetmi që qëndrova në qendër të Kievit, jo ai”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden mbrojti vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në 2021. “Dhënia fund e luftës ishte gjëja e duhur për t’u bërë dhe unë besoj se historia do ta tregojë këtë”, tha zoti Biden.

Kundërshtarët republikanë të zotit Biden, duke përfshirë zotin Trump, e kanë cilësuar vendimin si një tregues së një presidence të dështuar.

“Unë do t’ju them se çfarë ndodhi, ai veproi kaq keq me Afganistanin, ishte një siklet kaq i tmerrshëm, momenti më i sikletshëm në historinë e vendit tonë”,tha zoti Trump në debatin e tij të vetëm presidencial në 2024 me zotin Biden, vetëm disa javë përpara se sa demokrati të njoftonte tërheqjen nga gara.

Presidenti Biden tha se kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, ekspertët parashikuan se ishte e pashmangshme që Kina të kalonte Shtetet e Bashkuara në aspektin ekonomik. Tani, tha ai, kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Presidenti vlerësoi se ekonomia e Shteteve të Bashkuara po përparon, por se ka ende shumë punë për të bërë./VOA



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Kush janë mallrat e shportës që u rriten më shumë se inflacioni mesatar në vitin 2024

Kush janë mallrat e shportës që u rriten më shumë se inflacioni mesatar në vitin 2024

‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues

‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues

Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e naftës

Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e naftës
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}