Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nesër kap ç’të kapësh”/ ‘Larje hesapesh’ këtë javë, Meri Shehu rendit shenjat më të ndikuara

2025/01/13 at 8:33 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Nesër kap ç’të kapësh”/ ‘Larje hesapesh’ këtë javë, Meri Shehu rendit shenjat më të ndikuara

Hëna e plotë në Gaforre është ngjarja kryesore astrologjike e javës që do të na bëjë emocionalë, të ndjeshëm dhe intuitivë. Kjo hënë zhvillohet gjatë sezonit të Bricjapit që është shenja e kundërt e Gaforres ndaj do të ndiejmë fuqinë e saj.


Gjithçka do të ndriçohet prej saj, por njëkohësisht duhet të tregojmë  kujdes sepse Marsi  është i kundërt në të njëjtën shenjë. Në parashikimin e javës për “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu cilëson 4 shenjat më të ndikuara dhe thekson se dita e nesërme duhet të na bëjë vigjilentë.

Meri Shehu: Kjo është java e hënës së plotë në Gaforre, është nesër dhe merrini mirë masat sepse është  një hënë e plotë që ka të bëjë me ndjeshmërinë me njerëzit e afërt dhe ndjeshmërinë familjare, por që  merr pjesë edhe Marsi i kundërt në Gaforre që na lidh me të kaluarën. Nëse ka njerëz që i ka lodhur e kaluara dhe nuk i kanë ndarë mirë llogaritë me të kaluarën, thirren që nesër t’i lajnë këto llogari, të sqarohen dhe është kryqi i shenjave kardinale, Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap që do të marrin më shumë pjesë në këtë larje hesapesh me veten ose gjërat që duan të sqarojnë njëherë e mirë. Është moment delikat sepse janë çështje delikate. Nesër është edhe Afërdita në Peshk në katërkëndësh me Jupiterin në Binjak që do të thotë se tradhtohemi, abuzojmë më shumë sesa duhet, llastohemi, bëhemi euforikë më shumë sesa na takon në një çështje personale. Nesër është një ditë “kap ç’të kapësh”, por kujdes se po u kape…

Dashi – 2 yje

Kanë një sqarim me çështjet familjare ose me dikë të afërm, një biznes familjar që komplikohet ose një pengesë nga e kaluara që rikthehet. Shpresoj mos të ketë të bëjë me çështje shëndetësore ose ndjeshmëri të mëdha. Drita e hënës së plotë mund t’i japë një qartësi problemit sepse pastaj është thuajse i zgjidhur. Kujdes nesër në çështjet ekonomike sepse do të kërkojnë gjithçka dhe mund të humbasin gjithçka.

Demi – 3 yje

Hëna e plotë në Gaforre ua jep këto, por duhet të sqarojnë pasiguritë dhe thashethemet që kanë krijuar problem në jetën e  përditshme, në komunikim me dikë të afërt dhe i kanë komplikuar shumë psikologjikisht dhe mendërisht. Një projekt pune, udhëtim, kontakt me jashtë ose çështje ligjore mund të rikthehet nga e kaluara  ose në rastin më të mirë, të zgjidhet. Pra mund të dalë si ngërç përpara dhe ata detyrimisht duhet ta zgjidhin.

Binjakët – 4 yje

Afërdita nesër bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në shenjën e tyre, por ka raste që asgjë s’është e prerë me thikë. Mund të ketë një ditë dashurie nesër, ofertash që mund ta shfrytëzojnë për punë dhe projekte, por nëse s’e vlerësojnë siç duhet mund të humbasin një rast, investim, njeri të mirë kështu që duhet të ruajnë ekuilibrin. Balanca do të jetë motoja e tyre në këtë periudhë.

Gaforrja – 4 yje

Hëna e plotë është nesër në shenjën tuaj, por në të merr pjesë Marsi i kundërt që do të thotë se vijnë njerëz dhe situata nga e kaluara që duhen zgjidhur, takuar, riparë dhe risqaruar. Është moment i ndjeshëm në jetën personale dhe të njerëzve të tyre të afërt.

Luani – 2  yje

Hëna e plotë në shtëpinë e 12-të për ta nuk është simboli më i mirë, por do të  merren shumë me një çështje pune, shëndetësore, prapaskene ose dëshirë që duan ta realizojnë nga e kaluara, u ka ngelur si tentativë dhe do të bëjnë gjithçka që kjo dëshirë t’u realizohet. Mund të kenë edhe një risk ose të harxhojnë më shumë energji.

Virgjëresha – 3 yje

Nesër mund të merren me çështje të rëndësishme ekonomike ose pune. Janë me Jupiterin në Binjak në zenith të shenjës së tyre, nga shenjat më me fat për këtë vit. Nesër i kundërshton pak Afërdita, por kjo do të thotë që duhet të hedhin pak sytë nga një ndjeshmëri erotike, pune, investimi, takim dhe një njeri që vjen nga e kaluara në jetën e tyre që duhet ta takojnë.

Peshorja – 3 yje

Është kryqi i shenjave kardinale q  do të preken direkt nga hëna e plotë në Gaforre. Do të bëhet një luftë, përballje, por tashmë duhet të zgjidhin njëherë e mirë situatat me të kaluarën ose që i kanë lodhur. Është një moment që thonë “mjaft” dhe tashmë e dinë aftësinë e tyre për një përballje t  fundit.

Akrepi – 4 yje

U është kthyer fati sepse Mërkuri i kundërt në Gaforre rikthen situata me komunikimet me jashtë, oferta për një punë, studime, takim me një njeri të rëndësishëm, zhvillime në çështjet e karrierës për një projekt të rëndësishëm, sidomos që lidhen me kontaktet me jashtë apo udhëtim që s’e kanë realizuar siç kanë dashur më përpara dhe tashmë duan ta çojnë deri në fund. Ndonjë martesë apo fejesë e dytë sepse kthehet Marsi i kundërt, dikush kthehet nga e kaluara dhe u plotëson çfarë mungonte.

Shigjetari – 2 yje

Hëna e plotë në Gaforre do të thotë kujdes në çështjet ekonomike sepse rezervuari i tyre nuk është mbushur siç duket, ka një pengesë që e shqetëson sigurinë. Do të bëjnë një tentativë të rregullojnë prapambetjet nga e kaluara ose të gjejnë ku është gabimi që nuk po ecin siç duhet. Kujdes shëndetin dhe një armik të fshehtë.

Bricjapi – 2 yje

Do të kujtohen që janë shumë të lodhur, të stresuar dhe do të bëjnë një revolucion që mund të jetë pak si me mullinjtë e erës sepse kanë disa problematika që Marsi i kundërt në Gaforre i sulmon më shumë sesa duhet, ekzagjeron problemet dhe gabimet e tyre. Lufta e Bricjapëve është  pak pa rezultat. Kujdes në martesë dhe në bashkëpunime, rikthehen probleme ose projekte nga e kaluara që duhet t’i shikoni me kujdes.

Ujori – 3 yje

U kthehet një kënaqësi në jetën e përditshme, rutina e tyre mbushet me eksperimente, aventura,  situata të mira, rikthehet një propozim pune, dikush nga e kaluara në jetën personale. Një çështje ekonomike nesër shkon shumë mirë ose shumë keq, s’ka vijë të mesme.

Peshqit – 4 yje

Afërdita në shenjën e tyre i ëmbëlson sado që është Saturni në shenjën e tyre dhe mund të kenë oferta të mira pune dhe në jetën personale. Hëna e plotë në Gaforre, sado e vështirë dhe luftarake që është u jep një shans në dashuri që të dinë si ta kërkojnë dhe çfarë vjen rreth tyre. Nuk është një nga shenjat më të favorizuara, por të paktën nëse ka mbaruar bakllavaja e Vitit të Ri, ka ngelur një copë që janë Peshqit.



Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh pakënaqësinë

Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh pakënaqësinë

Skandali i Pajtime Fetahut/ Falsifikon dokumentet, përfiton pronë në mes të Elbasanit

Skandali i Pajtime Fetahut/ Falsifikon dokumentet, përfiton pronë në mes të Elbasanit

Automjeti i atentatorëve të Kristian Markut i djegur, policia jep detaje për ngjarjen: Targat e “Golf-it” të vjedhura

Automjeti i atentatorëve të Kristian Markut i djegur, policia jep detaje për ngjarjen: Targat e “Golf-it” të vjedhura
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com