Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët ortodoksë shqiptarë nga Mitropolia e Beratit.
Ai u prit nga hirësia e tij, Asti, dhe qytetarët ortodoksë beratas, që e pritën me “Këndimin e Kolendrave” ose, siç quhet në Berat, “Dalja e yllit”.
Begaj ka uruar që këtë vit Krishtlindjet të jenë të gëzuara e plot shpresë.
“Me Hirësi Astin, Mitropolitin e Beratit, uruam Krishtlindje të gëzuara e plot shpresë për besimtarët ortodoksë shqiptarë.
Mes gëzimit të këngëve mbi 200-vjeçare të “Daljes së Yllit”, siç i quajnë në Berat, përcollëm mesazhet e dashurisë, paqes, vëllazërisë, mbështetjes e mirëkuptimit”, shkruan Begaj në Facebook./Opinion.al