Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump

2024/12/16 at 7:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump

Ekonomia ishte një nga çështjet kryesore për votuesit amerikanë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Ameirkës, Scott Stearns, ndërsa presin rikthimin e republikanit Donald Trump në pushtet, shumë amerikanë thonë se shpresojnë që përmirësimi i ekonomisë do të jetë përparësi kryesore e administratës së re.

Ekonomia ishte në qendër të fushatës së republikanit Donald Trump deri në fjalimin e tij të fitores.

“Do ta bëjmë Amerikën të fortë, të sigurt dhe të begatë, siç e meritojnë fëmijët tanë dhe ju”, tha zoti Trump.

Për shumicën e votuesve ekonomia dhe punësimi ishin çështjet kyçe në zgjedhje, sipas hulumtueses së opinionit publik nga Fondacioni ‘Kaiser’, Ashley Kirzinger.

“Me kaq shumë votues të përqëndruar në ekonomi, sondazhet zbulojnë se përqindja e amerikanëve që thonë se të ardhurat e tyre janë ulur, është rritur krahasuar me katër vite më parë”, thotë ajo.

Për shkak të ekonomisë, thotë zonja Kirzinger, më shumë banorë votuan për zotin Trump – një mesazh i fuqishëm që është dëgjuar qartë edhe nga partia humbëse.

Hakeem Jeffries është udhëheqës i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ata duan që ne të përqëndrohemi në çështje të rëndësishme dhe që të bashkohemi për të zgjidhur problemet e taksapaguesve amerikanë, duke filluar nga ulja e kostos së jetesës për amerikanët që jetojnë në vështirësi nga rroga në rrogë”, thotë ai.

Në Nju Meksiko, votuesja Judy Evans thotë se e zgjodhi Trumpin për shkak të çmimeve të larta.

“Inflacioni ka ndikuar tek unë. Ushqimet janë dyfishuar në dy vitet e fundit. Çmimi i energjisë dhe shpenzimet e ngjashme janë rritur”, thotë ajo.

Në Karolinën e Veriut, Aaron Anderson vlerëson ekonominë gjatë administratës së parë të zotit Trump.

“Trumpi do ta rregullojë ekonominë për ne. Po ecte mirë në mandatin e tij të parë dhe do ta kthejë përsëri në rrugën e duhur”, thotë ai.

Votuesi Charles Boudreaux pret veprime të shpejta nga administrata e re.

“Do të ketë më pak rregullore. Njerëzit do të kenë më shumë para të shpenzojnë për nevojat e tyre. Çmimet e benzinës do të ulen”, thotë ai.

Konsumatorët amerikanët mund të mos shohin ndryshime kaq të shpejta, thotë profesori i financave Michael Weber.

“Në fund të fundit, një president, pavarësisht asaj se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka ndikim të vogël mbi politikën ekonomike në afat të shkurtër, veçanërisht mbi çmimet e ushqimeve në jetën tonë të përditshme”, thotë ai.

Planet ekonomike të zotit Trump përfshijnë më shumë shpime për nafte, taksa më të ulëta dhe tarifa në importe, të cilat, sipas shumë ekonomistëve, do të rrisin çmimet për konsumatorët amerikanë./VOA

Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Autoritetet palestineze: 45 mijë viktima në Rripin e Gazës

Autoritetet palestineze: 45 mijë viktima në Rripin e Gazës

Meri Shehu zbulon datën më me fat për tri shenja dhe liston “më të zhgënjyerat” e javës

Meri Shehu zbulon datën më me fat për tri shenja dhe liston “më të zhgënjyerat” e javës

Protesta e opozitës, Këlliçi takim me kryesinë e Degës 11: Këtë javë do të jemi në çdo cep të vendit!

Protesta e opozitës, Këlliçi takim me kryesinë e Degës 11: Këtë javë do të jemi në çdo cep të vendit!

TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com