Dy cisterna ruse të mbushura me naftë dhe që mbanin 29 anëtarë të ekuipazhit në bord janë fundosur në Detin e Zi, thanë autoritetet në Rusi.
Pamjet e publikuara nga Prokuroria Jugore e Transportit të Rusisë treguan një nga cisternat e thyer në gjysmë dhe duke u fundosur mes një stuhie të fortë.
Raportohet se të paktën një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën dhe mësohet se anija e dytë ishte përmbytur pasi pësoi dëmtime.
Incidenti ndodhi në ngushticën Kerç, e cila ndan Rusinë nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar ilegalisht nga Moska në 2014.
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin e një grupi pune, të drejtuar nga Zëvendëskryeministri Vitaly Savelyev, për të hetuar incidentin, ndërsa autoritetet dyshojnë se në këtë ngjarje mund të ketë përfshirje të Ukrainës.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, me pjesëmarrjen e anijeve të tërheqjes, helikopterëve dhe më shumë se 50 punonjësve.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se anijet e dëmtuara, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, mund të mbajnë deri në 4,200 ton naftë secila./Opinion.al