Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se opozita do i bëjë gjyqin publik në bazë dokumentash hajdutëve të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha hodhi akuza ndaj kryeparlamentares për shkeljen e të drejtave të opozitës.
“S’mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i ndërpret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria. Në rast se ndonjëri këtu në Parlament iu thotë hajdut pa u bazuar në dokumenta zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje, por nëse mbi bazë dokumentash këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet dhe do të bëhet”, tha Berisha.