Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj pret në takim Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut 

2024/12/11 at 1:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj pret në takim Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, tashmë edhe “Qytetar Nderi” i Tiranës. 


Ai e konsideroi Ahmetin si një mik të ngushtë të Tiranës dhe një patriot që ka kontribuar në përparimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të rajonit. 

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mikpresim një “Qytetar i Nderi” të Tiranës dhe një mik shumë të mirë të qytetit tonë, një vëlla dhe një patriot të madh. Bacë Ali, jam shumë krenar për atë që ju përfaqësoni si lëvizje, por edhe ju si individ, sidomos në këto kohë jo të lehta për Evropën, jo të lehta për rajonin, jo të lehta edhe për Maqedoninë e Veriut”, tha Veliaj. 

Ai theksoi rëndësinë e respektit për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ndikimin e këtyre të drejtave në forcimin e identitetit kombëtar dhe integrimin evropian të vendit. 

“Sa kemi pasur mundësinë, jemi përpjekur të lidhim ura. Jam munduar që, me gjithë rrjetin e bashkive pjesë të B-40-ës, këtë vit, të bëj më të mirën që kombet të afrohen. Kjo do të thotë se jemi shumë të shqetësuar kur ka nisma për të mohuar të drejta tashmë të fituara, për të mohuar të drejta, siç është gjuha shqipe, që e kanë bërë Maqedoninë e Veriut më të mirë, më perëndimore, më evropiane. Po ndjekim me shqetësim gjithë vendimmarrjen e këtyre ditëve. E di që po përgatitet një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe lutja jonë është të kuptojmë se kombet e mëdhenj janë kombet pa komplekse. Një gjuhë, një etni, një grup, një minoritet, një faktor të pasuron, nuk të varfëron. Përkundrazi, kur tregohesh vetanak, zvogëlohesh; kur mendon që vetë i di të gjitha, që vetë mundesh të ecësh në gjithë këto procese, pa shokë, pa skuadër, fillon e zvogëlohesh. Maqedonia e Veriut është bërë më e madhe, se shqiptarët janë respektuar; është bërë më e madhe se kjo gjuhë është respektuar; është bërë më e madhe në sytë e botës, sepse këto të drejta janë njohur”, shtoi më tej kryebashkiaku i Tiranës. 

Ahmeti vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Veliajt për paqen dhe demokracinë në Maqedoninë e Veriut dhe angazhimin e tij për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve. 

Ahmeti u shpreh se Veliaj, me qëndrimin e tij, ka ofruar mbështetje për marrëdhëniet mes vendeve dhe paqen në rajon. 

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që unë takova sot kryetarin tim, sepse është edhe i imi, unë jam qytetar nderi i Tiranës. Me përkrahjen që i jep Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i Tiranës i jep mbështetje paqes, i jep mbështetje demokracisë, i jep mbështetje marrëdhënieve të mira ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çdo ndryshim apo cenim i marrëveshjes së Ohrit, i ligjit të gjuhës shqipe, që është nga shtyllat kryesore të marrëveshjes paqësore për Ohrin, do të thotë që dëmton marrëdhëniet ndër etnike. Ishte një inkurajim për mua mbështetja që kryetari i Tiranës i jep marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja e Ohrit është dokument i garantuar nga SHBA, nga BE dhe nga NATO”, deklaroi Ahmeti gjatë fjalës së tij. 

Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi kryebashkiaku Veliaj e nderoi Ahmetin me “Kullën e Sahatit”. 



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Rusia “hakmerret” ndaj Anglisë, i ndalon hyrjen në vend zyrtarëve të lartë dhe gazetarëve

Rusia thirrje qytetarëve të saj: Shmangini udhëtimet drejt Perëndimit gjatë këtyre festave 

Reduktohet sipërfaqja pyjore në vend, INSTAT: 290 mijë hektarë pyje e kullota më pak se në 2022-in

2024 shënoi dëmet më të mëdha të dekadës së fundit nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com