Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet opinioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës: Deputetët të lirë, nuk mund të detyrohen si duhet të votojnë 

2024/12/10 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbardhet opinioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës: Deputetët të lirë, nuk mund të detyrohen si duhet të votojnë 

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, i shprehur në 15 faqe. Ky komision ishte ftuar që të jepte qëndrimin e tij nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali mbi marrëdhënien mes demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese. 


Po ashtu, sqarohet roli i Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve mbi papajtueshmërinë me mandatin e një deputeti kur trajtohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti. Sipas Venecias, Parlamenti nuk detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar, por është i kufizuar të votojë vetëm për çështjet që hyjnë në kompetencën e tij. 

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës: 

Komisioni i Venecias ka arritur në përfundimin se – Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është vetëm në gjendje të votojë për çështje që janë brenda kompetencës së vet. 

Komisioni i Venecias konstaton se: Parimi që deputetët janë të lirë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare me vendimin n.44/2011 

Komisioni i Venecias: Nuk mund të ketë përjashtim nga parimi themelor i demokracisë përfaqësuese, sipas të cilit mandati politik i deputetit është i lirë dhe i parevokueshëm dhe deputeti nuk mundet ligjërisht të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar 

Kushtetuta mund të përjashtojë disa cështje nga vendimmarrja e Parlamentit (cështje që nuk hidhen në votim), por nëse Kushtetuta parashikon kompetencën e Kuvendit të vendosë (të votojë) për një cështje, kjo votë duhet të jetë e lirë të jepet nga secili deputet e nuk mund të diktohet. 

Komisioni i Venecias konfirmon qëndrimin se sipas jurisprudencës së vetë Gjykatës Kushtetuese shqiptare Kuvendi dërgon për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese cështjen e papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti vetëm kur konstatohet se jemi para rasteve të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, (prg.11 ). Pra kur deputeti vetë përdor pasuri të shtetit dhe fiton prej tyre. Rastet e tjera i shqyrton vetë Kuvendi (neni 70/2 i Kushtetutës). 

Kujtojmë se mazhoranca nuk dërgoi në Gjykatë Kushtetuese, mocionin e 1/10 të deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Xhacka pasi vlerësoi se nuk plotësohej kushti i “përdorimit të pasurisë publike dhe përfitimi prej kësaj pasurie”. Në atë rast bëhej fjalë për investim privat në pronë private dhe nuk kishte përfitime nga burime publike. 

Komisioni i Venecias sqaron se sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare e drejta e 1/10 të deputetëve (neni 70, pika 4 e Kushtetutës) konsiston në të drejtën për të vënë në lëvizje Kuvendin që të dërgojë në  Gjykatën Kushtetuese cështje për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit që lidhen me kriteret e nenit 70, pika 3 të Kushtetutës (kur deputeti përdor pasuri publike dhe përfiton prej tyre) (prg.30). Vetëm në këto raste Kuvendi ka detyrimin të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pra kështu, sipas Komisionit të Venecias, mund të shihet se mbrohet pakica parlamentare sipas standardeve ndërkombëtare. 

Komisioni Venecias konstaton se me vendimin e vitit 2016, Gjykata konsideroi nenin 70 të Kushtetutës (që parashikon mocionin e 1/10 të deputëve), si lex specialis (normë që mbizotëron) mbi nenin 134 të Kushtetutës që parashikon të drejtën e 1/5 të deputetëve për t’iu drejtuar direkt Gjykatës Kushtetuese (prg 11). 

Komisioni konstaton se pas vendimit të  Gjykatës kushtetuese të 2016, neni 66 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese është ndryshuar më pas me qëllim që 1/5 e deputetëve mund të referojë direkt në Gjykatën Kushtetuese një cështje për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Megjithatë në vendimin e fundit (çështja Xhacka), Gjykata Kushtetuese duke mos iu referuar (nuk e trajtoi) ndryshimit të nenit 66, mban pozicionin se 1/5 e deputetëve nuk mund të bëjnë një kërkesë të tillë në Gjykatë Kushtetuese. 

Kujtojmë se në 2022, Gjykata Kushtetuese, u vu në lëvizje me kërkesë të 1/5 të deputetëve, dhe e shqyrtoi në themel çështjen e mandatit të deputetes Xhacka dhe thërriti palët në proces, por nuk dha vendim përfundimtar duke e pushuar çështjen me argumentin se Gjykatën duhet ta kishte vënë në lëvizje Kuvendi. 

Komisioni i Venecias konstaton se Kuvendi (mazhoranca) e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. 

Komisioni analizon detyrimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si parim i shtetit të së drejtës dhe parimit të besnikërisë ndaj kushtetutës. 

Ky Komision shpreh mendimin se dy vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese për mandatin e Xhackes nuk duheshin kondicionuar nga votimi në Kuvend për zbatimin e tyre. 

Sipas mazhorancës, në rastin konkret Kuvendi nuk kishte si vepronte ndryshe për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përvecse ta kalonte për votim ne seance plenare dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese. 

Kuvendi në fakt ka zbatuar çdo vendim që ka qenë i qartë për zbatimin dhe kjo nuk arrihet nëpërmjet diktimit të votës. Me fjalë të tjera, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën. 

Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë normë të re, vecse të interpretojë normat kushtetuese (prg. 49 – 53, 60). Është kompetencë e legjislativit të krijojë norma kushtetuese dhe kompetencë e Gjykatës Kushtetuese të interpretojë normat kushtetuese. 

Sipas Komisionit të Venecias, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese, si një organ gjyqësor dhe jo politik, nuk duhet të shkelë/cënojë domainin/rolin e legjislatorit kushtetues (parlamenti) që ka të drejtën e krijimit të normave (prg.51). 

Gjykatat kushtetuese duhet të respektojnë ndryshimet kushtetuese që bëhen nga legjislatori kushtetues (parlamentet), kur vijnë si përgjigje e zbatimit të vendimit të Gjykatës kushtetuese, me qëllim që të shmanget perceptimi i “qeverisë së gjyqtarëve” – “gouvernement des juges” 



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Protesta para bashkisë në Tiranë, Bardhi u bën thirrje qytetarëve: Koha për të mbajtur përgjegjësi

Mandati i Xhaçkës/ Reagon Bardhi: Opinioni i Venecias konfirmoi puçin kushtetues të maxhorancës!

Opinion – SPAK në shtëpinë e Erion Veliajt (9 Dhjetor 2024) 

Opinion - SPAK në shtëpinë e Erion Veliajt (9 Dhjetor 2024) 

“Je krijesa më e shpifur”, Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, tensione në gjykatë

“Talo Çela i ra me levë në surrat”/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO për ngjarjet kriminale
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com