Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agresioni rus, udhëheqësit e rinj të BE-së vizitojnë Kievin në shenjë solidariteti

2024/12/01 at 8:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Agresioni rus, udhëheqësit e rinj të BE-së vizitojnë Kievin në shenjë solidariteti

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, shkuan të dielën në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, në ditën e parë në postet e tyre të reja, duke dërguar kështu një mesazh mbështetjeje për Ukrainën në luftën me Rusinë.

Vizita e tyre vjen ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë një ofensivë të rëndë ruse dhe përballet me pasigurinë e politikës së SHBA-së ndaj Kievit kur Donald Trump të marrë detyrën muajin e ardhshëm.

“Që nga dita e parë e luftës, BE-ja ka qëndruar në krah të Ukrainës,” postoi Costa në rrjetin X së bashku me një fotografi të tij, zonjës Kallas dhe shefes së zgjerimit të BE-së Marta Kos duke mbërritur me tren në Kiev.

“Që në ditën e parë të mandatit tonë, ne po rikonfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas”, u shpreh ai.

Si zonja Kallas ashtu edhe zoti Costa kanë qenë përkrahës të fortë të Ukrainës që kur filloi agresioni i Rusisë në shkurt 2022. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mund të bëjë premtime specifike për ndihmë të mëtejshme, pasi një gjë e tillë do të kërkonte miratimin e vendeve anëtare të BE-së.

BE thotë se institucionet e saj dhe vendet anëtare kanë vënë në dispozicion rreth 133 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i luftës, por mbështetja e ardhshme mbetet e pasigurt veçanërisht nëse zotit Trump redukton mbështetjen amerikane.

Presidenti i zgjedhur Trump ka kritikuar përmasat e ndihmës për Kievin dhe ka thënë se do të punojë për një përfundim të shpejtë të luftës, por pa thënë konkretisht se si.

Në fushën e betejës, trupat e Moskës po përparojnë fshat pas fshati, në një përpjekje për të vënë nën kontroll përfundimisht rajonin industrial të Donbasit, ndërsa sulmet ajrore ruse kanë vënë në shënjestër rrjetin e dëmtuar të energjisë të Ukrainës me fillimin e dimrit.

“Në vizitën time të parë që nga marrja e detyrës, mesazhi im është i qartë: Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina të fitojë këtë luftë,” shkroi zonja Kallas në rrejtin X. “Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për këtë.”

Si kryeministre e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë, zonja Kallas ka qenë një nga kritiket më të zëshme të Rusisë.

Costa, një ish-kryeministër i Portugalisë, tha në një ceremoni në Bruksel të premten, se të gjithë duan paqe pas më shumë se 1000 ditëve të luftës Ukrainë-Rusi, “veçanërisht populli ukrainas”. “Paqja nuk do të thotë kapitullim. Paqja nuk duhet ta shpërblejë agresorin,” shtoi ai. /VOA

Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Para
Çfarë po ndodh në Siri? Loja e dyfishtë turke dhe lojërat e Putinit

Çfarë po ndodh në Siri? Loja e dyfishtë turke dhe lojërat e Putinit

Moti i keq, emergjencë në SHBA/ Mbi 60 cm borë në New York, probleme edhe në disa shtete të tjera

Moti i keq, emergjencë në SHBA/ Mbi 60 cm borë në New York, probleme edhe në disa shtete të tjera

Në arrest shtëpie/ Sali Berisha depoziton rekurs në Gjykaten e Lartë, kërkon heqjen e masës

“Prokurori Olsi Dado liroi autorin e vrasjes në Ndroq”, pas deklaratave të Berisha, reagon SPAK: Informacion i pavërtetë

TE FUNDIT

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
28 Tetor, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Lexo më shumë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com