Grupi kriminal i drejtuar nga Suel Çela, sipas SPAK, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Elton Kila i njohur ndryshe “Oti i Elbasanit”, krim që ka mbetur në tentativë.
Emri i tij ka dalë edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili rrëfeu para hetuesve se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e shtetasit për vrasjen e Kilës pasi i kishte dërguar foton e tij.
Janë bërë katër tentativa vrasjeje ndaj tij, që kanë pasur për qëllim eliminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.
SPAK doli me njoftim zyrtar për goditjen e grupit kriminal ku u lëshuan masa sigurie për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Prokuroria e Posaçme njofton se masat u lëshuan pas hetimeve në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ku u zbulua një organizatë e mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine.